Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Punonjëse në Western Union & Exchange

    Jemi në kërkim të një punonjëseje të përgjegjshme dhe të komunikueshme për të operuar shërbimet e transfertave monetare dhe këmbimit valutor.
    Kandidatja ideale duhet të ketë integritet të lartë, saktësi në punë dhe aftësi të mira në shërbimin ndaj klientit.
    Detyrat dhe përgjegjësitë:

    Kryerja e transfertave monetare hyrëse dhe dalëse përmes sistemit të Western Union
    Shërbimi i klientëve për këmbim valutor (exchange) sipas kurseve ditore
    Verifikimi i dokumentacionit dhe identifikimi i klientëve
    Regjistrimi i saktë i transaksioneve në sistem
    Menaxhimi i arkës dhe balancimi ditor i saj
    Respektimi i procedurave ligjore dhe rregullave kundër pastrimit të parave (AML)
    Ofrimi i një shërbimi korrekt dhe profesional ndaj klientëve
    Kërkesat:

    Arsim i mesëm ose i lartë (preferohet në Ekonomi/Financë)
    Përvojë e mëparshme në pozicione të ngjashme (e preferueshme)
    Njohuri bazë të operacioneve financiare dhe valutore
    Njohuri të mira të kompjuterit (MS Office)
    Aftësi shumë të mira komunikimi dhe korrektësi në punë
    Njohuri të gjuhës angleze (gjuhë të tjera janë avantazh)
    Ofrohet:

    Trajnim fillestar dhe mbështetje në punë
    Ambient profesional dhe i qëndrueshëm
    Pagë konkurruese
    Nëse jeni të interesuar për tju bashkuar ekipit tonë, na dërgoni CV tuaj në adresën e email-it
    [email protected]

    ose na shkruani në numrin
    +355 69 701 7079
    .
Working...
X