Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tepelene, ofrohet vend pune Pirunist

    Coca-Cola Bottling Shqipëria (CCBS)
    , pjesë e një prej grupeve lider në industrinë e pijeve në vend, është vazhdimisht në kërkim të profesionistëve të talentuar që duan të kontribuojnë në zhvillimin dhe suksesin e markave tona dhe kompanive të grupit.
    Në kuadër të këtij angazhimi,
    CCBS
    po suporton procesin e rekrutimit për pozicionin
    “Pirunist”
    për një nga kompanitë e Grupit,
    Uji i Ftohtë Tepelenë (UFT)
    .
    Qëllimi i Punës
    Pozicioni kerkon te arrihen objektivat e përcaktuara duke zbatuar saktë fazat e proceseve; të minimizohen ndalesat operacionale gjatë aktiviteteve të trajtimit; të reduktohen dëmtimet dhe humbjet e produkteve.
    Roli dhe pergjegjesite:
    Lëviz produktet nga zonat e magazinimit drejt kamionëve ose rimorkiove të distributorëve sipas udhëzimeve të magazinierit.
    Magazinon produktet në vendet e përcaktuara duke ndjekur layout-in e magazinës dhe rregullat FIFO/FEFO kur është e aplikueshme.
    Kryen kontrollin ditor të forklift-it dhe bën kontrolle të thjeshta mirëmbajtjeje.
    Operon forklift-in në përputhje të plotë me rregullat teknike të sigurisë në mënyrë të sigurt dhe efikase.
    Mban ambientin e punës të pastër, të organizuar dhe të sigurt.
    Raporton menjëherë çdo dëmtim, defekt ose incident sigurie te mbikëqyrësi.
    Mbështet aktivitetet e ngarkim/shkarkimit për të siguruar dërgesa në kohë.
    Aftësitë dhe kualifikimet:
    Diplomë e Shkollës së Mesme ose Shkollë Profesionale
    Leje e vlefshme për drejtim forklift-i (kur është e aplikueshme)
    Minimumi 2 vite eksperiencë në një pozicion të ngjashëm
    Njohuri të mira mbi operacionet e magazinës dhe standardet e sigurisë
    Aftësi për të punuar sipas programeve dhe udhëzimeve operative
    Kujdes ndaj detajeve dhe përgjegjësi në trajtimin e produkteve
    Të interesuarit mund të aplikojnë duke derguar email në
    [email protected]
    30/05/2026.
    Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
    Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.
Working...
X