Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Këshillues Klienti, Neptun Fier

    Përshkrimi​
    Neptun shpk
    është lider i shitjes me pakicë në sektorin e elektronikës konsumatore dhe elektroshtëpiakeve, pjesë e Grupit BALFIN. Që nga themelimi i tij në 1993, Neptun ka krijuar partneritete të qëndrueshme me marka të mirënjohura ndërkombëtare të teknologjisë, duke u ofruar konsumatorëve një gamë të gjerë prej mbi 7,500 produktesh si një rishitës i autorizuar. Përveç një rrjeti prej 30 dyqanesh fizike, kompania është pioniere e tregtisë elektronike në Shqipëri. Neptun është gjithashtu i pranishëm në Maqedoninë e Veriut (që nga viti 1998) dhe Kosovë (që nga viti 2007).
    BALFIN Grup
    është një nga grupet më të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor. I themeluar në vitin 1993, BALFIN operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni të Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Portofoli i tij i diversifikuar përfshin sektorë të ndryshëm, duke përfshirë sektorin bankar, zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, menaxhimin e aseteve, turizmin, logjistikën, arsimin dhe argëtimin.
    Me një fuqi punëtore prej rreth 5,500 profesionistësh, Grupi BALFIN vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme, i udhëhequr nga etikë e fortë biznesi, stabilitet financiar, inovacion dhe një angazhim afatgjatë për ndikim në komunitet përmes Fondacionit Mane.
    Pozicioni:
    Këshillues Klienti, Neptun Fier
    Departmenti:
    Retail
    Vendodhja:
    Fier
    Qëllimi i Pozicionit
    : Fokusi kryesor i një Këshillues Klienti është tu ofrojë klientëve një shërbim të jashtëzakonshëm dhe nje eksperiencë pozitive në blerje.
    Detyrat
    ​
    Të realizojë objektivin mujor individual të shitjeve duke arritur në mënyrë të vazhdueshme objektivat ditorë/ javorë;​
    Të komunikoni dhe ti shërbeni klientëve sipas standarteve të kompanisë;​
    Të jeni përgjegjës për mirëmbajtjen, organizimin dhe pozicionimin e produkteve në sektorin e tuaj;​
    Të ndiqni dhe zbatoni udhëzimet e shitjes për sektorin tuaj;​
    Të menaxhoni ankesat dhe komentet e klientëve sipas standarteve të kompanisë;​
    Të keni njohje dhe monitorim shumë të mirë të stokut të produkteve të sektorit tuaj;​
    Të organizoni dhe propozoni porosi të produkteve nën përgjegjësinë tuaj;​
    Realizimi i inventarëve për sektorin tuaj dhe raportimi i rezultateve.​
    Kualifikimet
    ​
    Diplomë e Shkollës së Mesme, (Diploma Universitare përbën avantazh);​
    Minimum 2 vjet përvojë pune në shitje me pakicë;​
    Njohuri të mira të gjuhës angleze;​
    Energjik dhe të pëlqejë punën me marëdhënie me klientin;​
    I sjellshëm dhe me vetëbesim;​
    I gatshëm për të punuar nën presion dhe në situata sfiduese;​
    Te jete kreativ​
    Shënime:
    Procedura e aplikimit:
    Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV e tyre në adresën

    [email protected]

    ose në numrin e kontaktit
    +355689000089
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Working...
X