Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Shop Assistant Departamenti i Kopshtarise

    MEGATEK
    , hipermarketi më i madh i tipit
    “Do It Yourself”
    në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, është në kërkim të një kandidati të përshtatshëm për pozicionin:
    Shitës në Departamentin e Kopshtarisë
    Qëllimi i Pozicionit:

    Shitësi është përgjegjës për ofrimin e një shërbimi cilësor ndaj klientëve, këshillimin mbi produktet e kopshtarisë dhe mirëmbajtjen e një prezantimi tërheqës të departamentit.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë:

    Mirëpret dhe asiston klientët në përzgjedhjen e produkteve të kopshtarisë
    Ofron këshillim mbi bimët, farat, plehrat dhe aksesorët e kopshtit
    Kujdeset për sistemimin dhe mirëmbajtjen e produkteve në departament
    Siguron që ambienti i departamentit të jetë i rregullt dhe tërheqës
    Ndjek dhe realizon objektivat e shitjes
    Informon klientët mbi ofertat dhe produktet e reja
    Bashkëpunon me ekipin për përmirësimin e shërbimit ndaj klientit
    Kualifikimet dhe Aftësitë:

    Diplomë në
    Hortikulturë
    ose
    Agromekanikë
    Eksperiencë e mëparshme në shitje (preferohet në kopshtari ose retail)
    Njohuri bazë mbi bimët dhe produktet e kopshtarisë (avantazh)
    Aftësi shumë të mira komunikimi dhe shërbimi ndaj klientit
    Aftësi për të punuar në ekip
    Përgjegjshmëri dhe korrektësi në punë
    Fleksibilitet në orare
    Çfarë ofron Megatek:

    Ambient pune profesional dhe dinamik
    Mundësi reale zhvillimi dhe rritjeje në karrierë
    Trajnime të vazhdueshme
    Paketë konkurruese kompensimi dhe benefitesh
    Procedura e Aplikimit:
    Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë:
    CV të detajuar

    Email:
    [email protected]

    Kontakt / WhatsApp:
    069 402 2492
    ose

    MEGATEK S.A
    Divizioni i Burimeve Njerëzore
    Autostrada Tiranë–Durrës, km 7
    Tiranë, Shqipëri
Working...
X