Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kerkohet Drejtor Prodhimi

    HR Studio
    është në kërkim të një
    Drejtori Prodhimi
    me profil inxhinierik, i cili do të jetë përgjegjës për menaxhimin, organizimin dhe optimizimin e proceseve prodhuese.
    Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
    • Planifikon, organizon dhe optimizon proceset prodhuese dhe burimet njerëzore;
    • Siguron realizimin e projekteve sipas afateve, standardeve të cilësisë dhe objektivave të përcaktuara;
    • Koordinon aktivitetin ndërmjet departamenteve të prodhimit, shitjeve, dizajnit dhe logjistikës;
    • Monitoron performancën e proceseve dhe implementon përmirësime të vazhdueshme operative;
    • Mbikëqyr standardet e cilësisë dhe siguron respektimin e procedurave teknike dhe operative;
    • Menaxhon dhe monitoron ekipet e prodhimit dhe montimit;
    • Siguron funksionimin optimal të pajisjeve dhe disponueshmërinë e materialeve të nevojshme për prodhim;
    • Raporton progresin e proceseve të prodhimit dhe identifikon problematikat operative në kohë reale;
    • Garanton zbatimin e standardeve të sigurisë dhe përdorimin korrekt të pajisjeve mbrojtëse në punë.
    Kualifikimet dhe kërkesat:
    • Diplomë në Inxhinieri, Menaxhim Industrial ose fusha të ngjashme;
    • Minimum 5 vite eksperiencë në role drejtuese në sektorin e prodhimit;
    • Aftësi të forta në menaxhimin e proceseve prodhuese dhe ekipeve operative;
    • Njohuri mbi materialet dhe teknologjitë e prodhimit;
    • Aftësi të shkëlqyera organizative, analitike dhe vendimmarrëse;
    • Njohuri të mira të paketës MS Office (ERP përbën avantazh);
    • Aftësi të forta komunikimi dhe koordinimi ndërdepartamental.
    Çfarë ofrohet:
    • Ambient profesional dhe dinamik pune;
    • Mundësi zhvillimi profesional dhe rritjeje në karrierë;
    • Përfshirje në projekte sfiduese dhe inovative;
    • Paketë financiare konkurruese dhe benefite.
    Apliko:
    Dërgo CV-në në
    [email protected]
    +355 69 45 04 920
Working...
X