Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Kasier/e, Neptun Kolona

    Neptun shpk
    është lider i shitjes me pakicë në sektorin e elektronikës konsumatore dhe elektroshtëpiakeve, pjesë e Grupit BALFIN. Që nga themelimi i tij në 1993, Neptun ka krijuar partneritete të qëndrueshme me marka të mirënjohura ndërkombëtare të teknologjisë, duke u ofruar konsumatorëve një gamë të gjerë prej mbi 7,500 produktesh si një rishitës i autorizuar. Përveç një rrjeti prej 30 dyqanesh fizike, kompania është pioniere e tregtisë elektronike në Shqipëri. Neptun është gjithashtu i pranishëm në Maqedoninë e Veriut (që nga viti 1998) dhe Kosovë (që nga viti 2007).
    BALFIN Grup
    është një nga grupet më të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor. I themeluar në vitin 1993, BALFIN operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni të Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Portofoli i tij i diversifikuar përfshin sektorë të ndryshëm, duke përfshirë sektorin bankar, zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, menaxhimin e aseteve, turizmin, logjistikën, arsimin dhe argëtimin.
    Me një fuqi punëtore prej rreth 5,500 profesionistësh, Grupi BALFIN vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme, i udhëhequr nga etikë e fortë biznesi, stabilitet financiar, inovacion dhe një angazhim afatgjatë për ndikim në komunitet përmes Fondacionit Mane.
    Pozicioni:
    Kasier/e.
    Departmenti:
    Retail.
    Vendodhja:
    Neptun Kolona.
    Qëllimi i Pozicionit
    : Një kasiere është përgjegjëse për menaxhimin e përditshëm të punës të saj në përputhje me politikat e përgjithshme të kompanisë.
    Detyrat

    Kryen shitjet dhe regjisrimin e shitjeve në sistemin LOGI POS të Dyqanit përkates sipas udhëzimeve të parapërcaktuara duke kryer procesin e duhur.
    Zgjedh klientin e duhur ku duhet të faturohet shitja, kodin e Këshilluesit të Klientit dhe mënyren e pagesës në përfundim të veprimit.
    Eshtë përgjegjës për numërimin e saktë të CASH-it të dhënë nga klienti dhe identifikimin e banknotave jo të sakta (kartmonedha fallco) si dhe duhet të jetë korrekt në kthimin e restos me klientët.
    Komunikimi dhe shërbimi me klientët.
    Skanimi dhe kontrolli i cdo produkti që kalon në kasë.
    Komunikimi i cmimit tek klienti.
    Printimi i kuponit apo faturës tatimore.
    Mbyllja e kasës në fund të turnit dhe dorëzimi i parave tek Financieri i dyqanit.
    Informimi i Financës në rast problemesh me produktet dhe cmimet e tyre.
    Përgjegjësia për mirëmbajtjën e sektorit të tij/saj.
    Kualifikimet

    Diplomë e Shkollës së Mesme, (Diploma Universitare përbën avantazh).
    I aftë për të menaxhuar Cash-in.
    I aftë për të punuar nën presion.
    Energjik dhe të pëlqejë punën me marëdhënie me klientin.
    Shënime

    Mënyra e aplikimit:
    Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë aplikimet e tyre me e-mail në adresën tonë elektronike
    :
    [email protected]

    ose të kontaktojnë në numrin
    : 0689000089 / 0697069568
    (WhatsApp).
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Working...
X