Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Sales Representative (Laboratory Products)

    EPPC Albania
    në emër të klientit të saj
    , një kompani lider në furnizimin e pajisjeve dhe teknologjive mjekësore në Shqipëri, me partneritete të konsoliduara ndërkombëtare dhe fokus në zgjidhje të avancuara klinike
    , është aktualisht në kërkim te një
    Sales Representative (Laboratory Products).
    Përgjegjësitë kryesore:
    Ndërtimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve afatgjata me laboratorë analitikë (ujë, ajër, ushqim, etj), përmes menaxhimit aktiv të klientëve ekzistues dhe identifikimit të klientëve të rinj në treg;
    Promovimi dhe shitja e produkteve laboratorike, duke përfshirë reagente, materiale konsumi dhe zgjidhje të tjera për analiza;
    Identifikimi i mundësive të reja për biznes dhe zgjerimi i portofolit të klientëve në treg;
    Menaxhimi aktiv i ciklit të shitjes në terren, nga identifikimi i klientëve potencialë deri në ndjekjen dhe finalizimin e porosive;
    Ofrimi i këshillimit bazë teknik për klientët mbi përdorimin e produkteve dhe zgjidhjeve të ofruara;
    Zbatimi i strategjive të shitjes dhe marketingut në përputhje me objektivat e kompanisë;
    Monitorimi i tregut, konkurrencës dhe zhvillimeve në fushën e analizave laboratorike;
    Raportimi periodik mbi aktivitetin në terren, performancën dhe arritjen e objektivave.
    Kërkesat për këtë pozicion janë:

    Diplomë në
    Kimi
    ,
    Biokimi
    ,
    Biologji
    ,
    Bioteknologji
    , ose fusha të tjera të lidhura me to;
    Eksperiencë e mëparshme në shitje (do te ishte e preferueshme në produkte laboratorike ose teknike);
    Aftësi për të kuptuar produkte laboratorike dhe për t’i prezantuar ato në mënyrë të qartë tek klientët;
    Aftësi të mira komunikimi, negocimi dhe ndërtimi marrëdhëniesh;
    Orientim drejt rezultateve dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur në terren;
    Njohuri të mira të gjuhës
    angleze
    ;
    Patentë
    shoferi e kategorisë B (shofer aktiv).
    Si të aplikoni:
    Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun:

    Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Working...
X