Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Kerkohet Financier/e

    Agikons sh.p.k
    është kompani ndërtimi 30 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.
    Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agikons shpk është zgjedhja jote më e mirë. Ne jemi në kërkim të një
    Financier/e.
    Detyrat​
    Kryen veprime fizike, rregjistrimet kontabel si dhe dhenie informacioni per gjendjet e likujditetit.
    Harton buxhetet ditore mujore apo tre mujore mbi bazen e informacioneve financiare te marra.
    Ben regjistrimet kontabel te veprimeve me bankat, analizon QK dhe raporton periodikisht mbi realizimet mujore te arketimeve.
    Ndjek plotesimin e kerkesave te reja dhe te vazhdueshme te bankave mbi informacionet financiare te shoqerive te grupit.
    Harton planin e nevojave ne likujditete per periudha afatshkutra te kompanise.
    Rregjistron fatura në kontabilitet si dhe ndjekja në kohë e tyre;
    Përgatitja e raporteve financiare sipas udhëzimeve të menaxherit të financës;
    Analizë e të ardhurave dhe shpenzimeve;
    Ndjekja e pagesave periodike nëpërmjet transaksioneve bankare
    Kualifikimet​
    Diplome universitare ne Finance, Kontabilitet ose fusha te ngjashme.
    Pervoje pune e meparshme minimalisht 3 vite.
    Njohuri te mira ne parimet kontabel dhe fiskale.
    Aftesi te mira ne perdorimin e programeve financiare.
    Kujdes ndaj detajeve dhe saktesi ne perpunimin e te dhenave.
    Shënime​
    Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre nëpërmjet adresës zyrtare ,duke specifikuar në subjekt pozicionin për të cilin po aplikojnë.
    Email:

    [email protected]
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
    Departamenti i Burimeve Njerëzore
    Adresa:
    Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë, Tirane
Working...
X