Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Billa Albania- Specialist/e Finance

    Billa & Co Sh.p.k
    është një kompani dinamike, që operon në tregun shqiptar në fushën e tregtimit të pllakave, parketit, hidrosanitareve dhe materialeve të ndërtimit. Me një përkushtim të veçantë ndaj cilësisë dhe shërbimit të klientit, ne synojmë të zgjerojmë më tej ekipin tonë me individë të motivuar dhe profesionistë.
    Përgjegjësitë:
    Regjistrimi në sistem i të gjitha faturave të shpenzimeve dhe autofaturave;
    Lidhja e faturave me porositë përkatëse ose shpenzimet, duke siguruar që janë të aprovuara sipas procedurave;
    Kontrolli i grupeve të faturave si dokumentacion mbështetës dhe bashkëpunimi me logjistikën për faturat e nënkontraktorëve;
    Shpërndarja e investimeve sipas ambienteve përkatëse, bazuar në përmbajtjen e faturës në SelfCare, si dhe rregullimi i TVSH-së kur nuk është e kreditueshme;
    Regjistrimi i faturave të komisioneve të marketingut sipas përllogaritjeve.
    Importimi i ekstrakteve bankare (bank statements) në sistem.
    Regjistrimi i veprimeve bankare.
    Kualifikimet:
    Diplomë Bachelor në Financë, Kontabilitet ose Ekonomi;
    Master në Financë / Kontabilitet;
    Minimum 3 vite eksperiencë;
    Aftësi të mira analitike dhe vëmendje ndaj detajeve;
    Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip;
    Ne ofrojmë:
    Pagë konkurruese + bonuse në bazë të performancës;
    Mundësi për zhvillim profesional;
    Ambient pune profesional dhe bashkëkohor
    Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit:
    [email protected]
    Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
    Të gjitha të dhënat e aplikantëve do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Working...
X