Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier Elektrik në Kantier

    EnBi Power shpk
    e themeluar në shtator 2004, operon kryesisht në fushën elektrike në ndërtim, rikonstruksion, mirëmbajtje për prodhimin, transformimin, transmetimin, matjen dhe shpërndarjen e energjisë elektrike në rrjetet e tensionit të lartë, të mesëm dhe të ulët.
    Për të përforcuar stafin menaxhues teknik në projektet në zhvillim, kompania shpall pozicionin vakant për:
    Inxhinier Elektrik
    me eksperiencë në ndërtimin e linjave elektrike.
    Përshkrimi i Punës
    Të sigurojë zbatimin korrekt të projekteve elektrike në terren për ndërtimin, instalimin dhe mirëmbajtjen e linjave elektrike të tensionit të ulët, mesëm dhe të lartë, në përputhje me standardet teknike, kërkesat e kontratës dhe normat e sigurisë.
    Detyrat e përgjithshme të rolit:
    Mbikëqyrja dhe zbatimi i punimeve për linja ajrore dhe/ose kabllore TU (0.4 kV), TM (6–35 kV) dhe TL (110 kV, 220 kV).
    Interpretimi dhe zbatimi i projekteve teknike: plane shtrirjeje, profile linjash, skema elektrike dhe detaje montimi.
    Kontrolli i montimit të shtyllave, traversave, izolatorëve, klemave dhe aksesorëve të linjës.
    Mbikëqyrja e shtrirjes, tensionimit dhe rregullimit të përcjellësve sipas parametrave teknikë.
    Verifikimi i distancave të sigurisë, lartësive minimale dhe tokëzimit.
    Koordinimi i punimeve me inxhinierët civilë dhe ekipet e terrenit.
    Kontrolli i cilësisë së materialeve dhe përputhshmërisë me specifikimet teknike.
    Mbajtja e dokumentacionit teknik të kantierit (ditar punimesh, raporte ditore/javore, as-built).
    Pjesëmarrja në testime, kolaudime teknike dhe dorëzime përfundimtare.
    Zbatimi strikt i rregullave të sigurisë elektrike, HSE dhe punës në lartësi.
    Kriteret dhe kualifikimet:
    Diplomë Universitare në Inxhinieri Elektrike.
    Minimalisht te kete 3 vite eksperiencë në linja TU/TM/TL.
    Njohuri të avancuara të standardeve IEC / EN dhe praktikave të ndërtimit të linjave elektrike.
    Aftësi për lexim dhe interpretim të detajuar të projekteve elektrike.
    Njohuri praktike në tokëzim, mbrojtje dhe siguri elektrike.
    Përdorim i AutoCAD dhe MS Office për raportim teknik.
    Trajnime HSE, punë në lartësi dhe siguri elektrike (avantazh).
    Eksperiencë në mbikëqyrjen e ekipeve dhe koordinimin në kantier.
    Aftësi të mira organizimi, zgjidhje problemesh dhe komunikimi me palët e përfshira.
    Njohuri mbi softuerë si AutoCAD, ETAP, ose programe të tjera teknike.
    Aftësi të mira organizative, analitike dhe komunikuese.
    Leje drejtimi kategoria B
    Nëse jeni të interesuar, dërgoni CV-në tuaj në adresën
    [email protected]
    , duke specifikuar pozicionin e punës për të cilin aplikoni.
    Ju informoj se do të kontaktohen vetëm aplikantët, të cilët plotësojnë kriteret e mësiperme.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Working...
X