Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Inxhinier/e Ndërtimi ne zyre

    EnBi Power shpk
    e themeluar në shtator 2004, operon kryesisht në fushën elektrike në ndërtim, rikonstruksion, mirëmbajtje për prodhimin, transformimin, transmetimin, matjen dhe shpërndarjen e energjisë elektrike në rrjetet e tensionit të lartë, të mesëm dhe të ulët.
    Pozicioni:
    Inxhinier/e Ndërtimi
    Lloji I punës:
    Full Time
    Përshkrimi i Punës
    Inxhinieri i Ndërtimit në zyrë është përgjegjës për hartimin, analizimin dhe zhvillimin e projekteve teknike të objekteve ndërtimore, në përputhje me standardet teknike, ligjore dhe kërkesat e investitorit.
    Detyrat e përgjithshme të rolit:
    Hartimi i projekteve arkitektonike dhe/ose konstruktive.
    Përgatitja e vizatimeve teknike (plane, prerje, detaje konstruktive).
    Llogaritje statike dhe dimensionim i elementeve strukturore.
    Përgatitja e preventivëve dhe specifikimeve teknike.
    Kontrolli dhe verifikimi i dokumentacionit teknik.
    Përshtatja e projekteve sipas kërkesave të klientit dhe standardeve në fuqi.
    Përgatitja e preventivëve (BOQ) dhe llogaritja e volumeve.
    Hartimi dhe verifikimi i situacioneve mujore të punimeve.
    Mbështetje teknike për ekipin e zbatimit në terren (kur kërkohet).
    Kriteret dhe kualifikimet:
    Diplomë e nivelit Bachelor dhe Master në Inxhinieri Ndërtimi.
    Minimum 2-3 vite eksperiencë në projektim (preferohet).
    Aftësi për të punuar në ekip dhe për të respektuar afatet.
    Njohuri mbi programet AutoCAD, MS Project, ETABS / SAP2000 / SAFE dhe programe të tjera të menaxhimit të projekteve.
    Aftësi të mira komunikimi dhe organizimi.
    Leje drejtimi e kategorisë B
    Nëse jeni të interesuar, dërgoni CV-në tuaj në adresën
    [email protected]
    , duke specifikuar pozicionin e punës për të cilin aplikoni.
    Ju informoj se do të kontaktohen vetëm aplikantët, të cilët plotësojnë kriteret e mësiperme.
    .
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Working...
X