Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune TEKNIK ELEKTRIK/ELEKTRICIST

    EnBi Power shpk
    e themeluar në shtator 2004, operon kryesisht në fushën elektrike në ndërtim, rikonstruksion, mirëmbajtje për prodhimin, transformimin, transmetimin, matjen dhe shpërndarjen e energjisë elektrike në rrjetet e tensionit të lartë, të mesëm dhe të ulët.
    Pozicioni:

    TEKNIK ELEKTRIK/ELEKTRICIST
    Departamenti:
    Elektrik
    Përshkrimi i Punës
    Tekniku Elektrik duhet të jetë njohës i mirë i vizatimeve dhe skemave elektronike/elektrike, të jetë i vëmendshëm
    dhe i kujdesshëm në interpretim të manualeve instalues të pajisjeve që përdor, të njohë karakteristikat teknike të materialeve që përdoren në instalimet.
    Detyrat e përgjithshme të rolit:
    Fleksibël për punë në Tiranë dhe rrethe, në varësi të projekteve;
    Të jenë të aftë të punojnë në grup;
    Të jenë korrekt në vendin e punës.
    Kriteret dhe kualifikimet:
    Të ketë përfunduar arsimin e mesëm profesional elektrik;
    Preferohet të ketë eksperiencë pune ;
    Të jetë i komunikueshëm, bashkëpunues, i aftë të zgjidhë situata të ndryshme në punë;
    Të ketë aftësi organizative, monitoruese dhe komunikuese.
    Ofrojmë:
    Pagë e negociueshme në varësi të eksperiencës
    Mundësi për zhvillimin profesional
    Kushte të mira pune
    Nëse jeni të interesuar, dërgoni CV-në tuaj deri në datën 30-05-2025 në adresën
    [email protected]
    , duke specifikuar pozicionin e punës për të cilin aplikoni.
    Ju informoj se do të kontaktohen vetëm aplikantët, të cilët plotësojnë kriteret e mësiperme
    .
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Working...
X