Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Asistent/e Menaxher/e Hipermarket Qerret

    Biznesi i rrjetit të marketeve dhe hiper marketeve
    SPAR
    filloi historinë e tij në një market hollandez në 1932 dhe tani përfshin më shumë se 13,300 markete mbi 48 vende të botës. Nga data 20 Qershor 2016, SPAR Albania është prezent edhe në Shqipëri duke sjellur cilësi dhe risi me një gamë të gjerë prej 40.000 produktesh, të cilat vendosin një standart të ri për tregun e vendit tonë. Me 98 markete, 5 hipera, SPAR renditet ndër liderat e kategorisë së tij.
    Pozicioni:
    Asistent/e Menaxher/e Hipermarket Qerret.
    Departamenti:
    Operacional
    Vendodhja:
    Qerret, Kavajë.
    Departamenti:
    Operacional
    Përmbledhja e Pozicionit:
    Asistent Menaxheri i Dyqanit mbështet dhe ndihmon Menaxherin e Dyqanit në organizimin e të gjithë punëve në dyqan sipas politikës së kompanisë; Përgjegjësia kryesore e tij është ndjekja e përditshme e punëve me qëllim drejtimin optimal të dyqanit.
    Detyra dhe Përgjegjësi
    :
    -Mbështetje e Menaxherit të Dyqanit në zbatimin e punës komerciale dhe administrative në dyqan;
    -Mbështetje e stafit në punën e tyre të përditshme;
    -Menaxhim i punës në grup dhe motivim me qëllim që të shtohen shitjet dhe të sigurohet një eficencë e plotë;
    -Menaxhim i nivelit të stokut dhe marrja e vendimeve të rëndësishme për kontrollin e tij;
    -Analiza e shitjeve;
    -Zgjidhja e problemeve të sigurisë në bashkëpunim me departamentin përkatës;
    -Kontrolli periodik në datat e skadencës së produkteve në Dyqan dhe magazina;
    -Kontrolli i përditshem mbi zonat e shitjes, diskutime rreth problemeve të ndryshme me kolegët dhe marrja e opinioneve nga klientët;
    -Kujdesi ndaj klientëve dhe gjetja e zgjidhjes ndaj problemeve të tyre, sipas politikës së kompanisë;
    -Organizimi i përditshëm i kasave dhe supervizimi i tyre.
    Kërkesat
    :
    a.Edukimi:
    Diplomë Universitare.
    b.Eksperiencat e punës:
    Eksperiencë pune të ngjashme, (preferohet 2-3 vjet).
    c.Kualifikime të tjera
    :
    -Njohuri të gjuhës Angleze;
    -Njohuri të mira të paketës kompjuterike.
    d.Aftesi të tjera
    :
    -Aftësi në menaxhim;
    -Aftësi në zgjidhjen e konflikteve;
    -Aftësi në organizim;
    -Të jetë i shoqërueshëm me kolegët dhe klientët;
    -Aftësi në menaxhimin e stresit;
    -I aftë të punojë në ekip.
    Mënyra e aplikimit*
    : Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën e e-mailit
    [email protected]
    ose te kontaktojne
    whatsapp 0684099051
    duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: Spar Distribution Center, Kashar, Zona Kadastrale 2105, Nr Pasurie 1841/46, Tiranë, Shqipëri.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Working...
X