Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Shqiperi, ofrohet vend pune ekonomiste

    Kerkohet Ekonomiste përgjegjëse për përgatitjen, regjistrimin dhe administrimin korrekt të faturave të shitjes dhe dokumentacionit shoqërues, duke siguruar saktësi në të dhëna, respektim të afateve dhe mbështetje administrative për proceset financiare dhe operative të kompanisë.
     Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
     Përgatit dhe lëshon faturat e shitjes sipas porosive dhe procedurave të kompanisë.
     Kontrollon saktësinë e çmimeve, sasive dhe të dhënave të klientëve përpara faturimit.
     Regjistron faturat në sistemin financiar / ERP të kompanisë.
     Përgatit dokumentacionin shoqërues të dërgesave dhe shitjeve.
     Mban evidencë të faturave të lëshuara, kredive dhe anulimeve.
     Koordinon me departamentin e shitjeve, magazinës dhe financës për çdo paqartësi.
     Ndjek pagesat e klientëve sipas kërkesës së departamentit financiar.
     Arkivon dokumentacionin fizik dhe elektronik sipas procedurave të brendshme.
     Përgatit raporte periodike mbi faturimin dhe shitjet.
     Siguron konfidencialitetin e informacionit financiar dhe të klientëve.
     Kryen detyra të tjera administrative sipas kërkesës së eprorit.
    Kualifikimet dhe Kërkesat:
     Arsim universitar në Ekonomi ose Financë .
     Eksperiencë e mëparshme në pozicion të ngjashëm përbën avantazh.
     Njohuri të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel.
     Eksperiencë me programe faturimi / ERP përbën avantazh.
     Aftësi të mira numerike dhe vëmendje ndaj detajeve.
     Aftësi organizative dhe menaxhim i mirë i kohës.
     Korrektësi, përgjegjshmëri dhe etikë profesionale.
    Ofrojme:
     Pagë konkurruese dhe pagesë korrekte në kohë.
     Kontratë pune sipas legjislacionit në fuqi.
     Ambient pune profesional dhe bashkëpunues.
     Mundësi zhvillimi profesional.
     Pushime vjetore sipas ligjit.
     Stabilitet dhe mundësi punësimi afatgjatë.
    Cel. : 0694050360
Working...
X