Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    HR Studio është në kërkim të një Ngjites Adezivi me profil Teknik

    HR Studio
    është në kërkim të një
    Ngjites Adezivi me profil Teknik
    Detyrat kryesore:
    Kryen procesin e ngjitjes (aplikimit) dhe/ose zhveshjes së materialeve adezive (vinil, letër, letër muri, etj.) sipas planit të punës dhe udhëzimeve të marra nga eprori;
    Merr pjesë në punimet si në repart ashtu edhe në terren, në varësi të projekteve të përcaktuara;
    Verifikon sipërfaqen (automjet, fasadë apo ambient tjetër) përpara aplikimit, duke siguruar që ajo të jetë e përshtatshme për ngjitje;
    Realizon pastrimin dhe përgatitjen e sipërfaqes përpara aplikimit dhe pas zhveshjes së materialeve;
    Raporton tek përgjegjësi i grupit mbi ecurinë e punës dhe çdo problematikë të hasur gjatë procesit;
    Merr në dorëzim materialet dhe kontrollon pajisjet përpara fillimit të punës;
    Dokumenton punimet e kryera sipas procedurave të brendshme (p.sh. foto të realizimit);
    Ndjek udhëzimet dhe trajnimet teknike për përmirësimin e vazhdueshëm të aftësive profesionale.
    Kualifikimet:
    Eksperiencë e mëparshme në ngjitje adezivi (avantazh);
    Aftësi praktike dhe kujdes ndaj detajeve;
    Gatishmëri për punë në terren;
    Aftësi për të punuar në grup;
    Disiplinë dhe respektim i rregullave të sigurisë në punë;
    Fleksibilitet në orare sipas nevojave të punës.
    Çfarë ofrojmë:
    Punë në projekte kreative me impakt real në treg.
    Ambient profesional, dinamik dhe bashkëpunues.
    Ekspozim ndaj klientëve dhe brand-eve të ndryshme.
    Mundësi zhvillimi dhe rritje afatgjatë në karrierë.
    Paketë financiare konkurruese + benefite.
    Apliko:
    Dërgo CV-në në
    [email protected]
    +355 69 45 04 920
Working...
X