Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Kerkohet ndihmes financer/e me ose pa eksperience

    TIRANA DESIGN & CONSULTING
    , shoqëri e orientuar në sektorin e shërbimeve financiare dhe kontabilitetit, kërkon të punësojë
    2 Ndihmës Financiar/e (sezonal)
    , me ose pa eksperiencë, për dy subjekte që operojnë në fushën e turizmit gjatë sezonit veror 2026.
    Pozicioni: Ndihmës Financiar/e (Sezonal)
    Periudha:
    Maj – Shtator
    Pozicioni ofrohet pranë një restoranti & beach bar, në një ambient dinamik dhe energjik, i përshtatshëm si për kandidatë me eksperiencë, ashtu edhe për ata që dëshirojnë të fitojnë përvojë praktike.
    Përgjegjësitë kryesore:
    Regjistrimi dhe menaxhimi i faturave ditore në Excel
    Asistim në kontrollin e inventarit fizik
    Verifikimi i gjendjes së magazinës dhe kontrolli i porosive në përputhje me faturat përkatëse
    Organizimi dhe arkivimi i dokumentacionit financiar
    Bashkëpunim i vazhdueshëm me menaxherin dhe stafin për çështje financiare
    Kërkesat:
    Njohuri të mira në Excel dhe paketën Microsoft Office
    Aftësi të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve
    Aftësi për të punuar në një ambient me ritëm të shpejtë
    Eksperienca e mëparshme përbën avantazh, por nuk është e domosdoshme
    Ofrohet:
    Kontratë pune sezonale (Maj – Shtator)
    Ambient pune energjik pranë bregdetit
    Mundësi për të fituar eksperiencë praktike
    Pagesë konkurruese
    Mundësi punësimi pas sezonit, bazuar në performancën në punë
    Akomodim dhe ushqim të siguruara nga punëdhënësi
    Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre.
    Aplikimet nëpërmjet E-mail :
    [email protected]
    Cel. : 0689055025
Working...
X