Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, Specialist Finance, Sektori i Ndërtimit

    Specialist Finance, Sektori i Ndërtimit

    Në emër të klientit tonë, një kompani e konsoliduar që operon në fushën e ndërtimit dhe zhvillimit të projekteve,
    jemi në kërkim të një
    Specialisti Finance
    , i cili do të mbështesë proceset financiare të kompanisë,
    me fokus në monitorimin e kostove dhe raportimin financiar të projekteve.
    Përgjegjësitë Kryesore

    Mbështet në përgatitjen e
    buxheteve, parashikimeve dhe raporteve financiare
    Monitoron dhe ndjek
    kostot e projekteve, shpenzimet dhe pagesat
    Ndihmon në përgatitjen e
    raporteve mujore financiare
    Kryen
    analiza të kostove
    dhe identifikon devijimet nga buxheti
    Siguron regjistrimin e saktë të
    transaksioneve financiare dhe dokumentacionit
    Mbështet respektimin e
    procedurave financiare dhe detyrimeve tatimore
    Bashkëpunon me
    menaxherët e projekteve, prokurimin dhe financën
    Ndjek
    cash flow
    dhe planifikimin e pagesave
    Mirëmban dhe përditëson të dhënat në
    Excel dhe sistemet financiare
    Kërkesat

    Diplomë në
    Financë, Kontabilitet ose fusha të ngjashme
    3–4 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme (eksperienca në ndërtim përbën avantazh)
    Njohuri të mira në
    parime bazë kontabiliteti
    Aftësi shumë të mira në
    Excel dhe analizë të dhënash
    Saktësi, organizim dhe vëmendje ndaj detajeve
    Aftësi për të punuar në një ambient
    dinamik dhe të orientuar nga projektet
    Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip
    Njohuri të gjuhës angleze përbën avantazh
    Ofrohet

    Mundësi për t’u bërë pjesë e një kompanie në rritje në sektorin e ndërtimit
    Përfshirje në
    projekte të rëndësishme dhe procese financiare
    Ambient pune
    profesional dhe zhvillues
    Zyra të vendosura në
    Tiranë
    Orari i punës:
    E hënë – e premte,
    09:00 – 17:30
    Paketë konkurruese, në varësi të eksperiencës
    Mundësi zhvillimi dhe rritjeje profesionale
    Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë
    [email protected]
    me subjekt
    «
    Specialist Finance – Sektori i Ndërtimit
    »
    Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
Working...
X