Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Durres, ofrohet vend pune Junior Inside Sales

    AIRONE LOG
    është një kompani spedicioni ndërkombëtar, e specializuar në transportin ajror dhe detar.e fokusuar në ofrimin e zgjidhjeve efikase dhe të besueshme, duke u kujdesur për të gjitha fazat e transportit, duke u siguruar klientëve tanë zgjidhjet më të mira.Vendosim në dispozicion të klientëve tanë përvojën tonë shumëvjeçare dhe profesionalizmin që na dallon.
    Për të zgjeruar ekipin tonë të shitjeve, jemi në kërkim të një
    Junior Inside Sales
    , energjik dhe të motivuar për t’iu bashkuar ekipit tonë dhe për të mbështetur zhvillimin e shitjeve në sektorin e logjistikës dhe transportit ndërkombëtar.
    Përgjegjësitë kryesore:
    Menaxhimi dhe zhvillimi i klientëve ekzistues në sektorin e logjistikës dhe transportit Detar dhe Ajror.
    Identifikimi i mundësive të reja për shitje
    Përgatitja dhe negocimi i ofertave komerciale për shërbimet logjistike (transport tokësor, ajror, detar, magazinim, etj.)
    Bashkëpunimi i ngushtë me departamentet operative për të garantuar shërbim cilësor ndaj klientit
    Mbështetje në procesin e negocimit dhe mbylljes së kontratave
    Ndjekja e dërgesave dhe koordinimi me ekipin operativ
    Kualifikimet dhe Kërkesat
    :
    Edukimi Diplomë në Ekonomi, Biznes ose fusha të ngjashme (edhe të sapodiplomuarit janë të mirëpritur)
    Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi
    Prirje për shitje dhe orientim drejt rezultateve
    Njohuri të mira të gjuhës italiane dhe angleze (minimumi niveli B2)
    Njohuri të paketës Microsoft Office
    Interes për sektorin e logjistikës dhe transportit
    Ne Ofrojmë:
    Ambient pune dinamik dhe ndërkombëtar
    Mundësi zhvillimi profesional
    Trajnim i vazhdueshëm
    Kontratë pune sipas legjislacionit në fuqi në përputhje me eksperiencën
    Page konkurruese bazuar në përvojën, aftësitë dhe kualifikimet e kandidatit.
    Vendi i punës:
    Durrës
    Për të aplikuar në këtë pozicion pune, ju lutemi të dërgoni CV-në tuaj ne:
    [email protected]
    ,

    [email protected]
    ,
    [email protected]
Working...
X