Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Menaxher Blerjesh

    Në emër të një kompanie të konsoliduar në tregun shqiptar, që operon prej shumë vitesh në sektorin retail të pajisjeve elektroshtepiake, jemi në kërkim të një profesionisti të aftë për pozicionin
    Menaxher Blerjesh
    . Kompania ofron një gamë të gjerë produktesh cilësore dhe është e pozicionuar fort në treg përmes rrjetit të saj të zhvilluar të shitjeve dhe partneriteteve të qëndrueshme ndër vite.
    Funsioni i pergjithshem:

    Siguron realizimin efektiv të proceseve të blerjes për kategorinë e produkteve, në përputhje me strategjinë e kompanisë, duke koordinuar ngushtë me shitjet, marketingun, financën dhe logjistikën.
    Përgjegjësitë Kryesore:

    Menaxhon procesin e blerjes nga kërkimi i ofertave deri në magazinim, sipas procedurave të kompanisë
    Negocion me furnitorët për të siguruar kushte konkurruese (çmim, cilësi, shërbim)
    Analizon dhe përzgjedh furnitorë të rinj, duke ndjekur tregun vendas dhe ndërkombëtar
    Monitoron stokun dhe propozon porosi për të siguruar disponueshmëri optimale
    Analizon rotacionin e stokut dhe sugjeron aksione/promocione për optimizim
    Përgatit analiza kostosh dhe propozime për çmime shitjeje
    Monitoron performancën e furnitorëve dhe raportin çmim/cilësi
    Ndjek targetet e kategorisë dhe sugjeron iniciativa për arritjen e tyre
    Mban dokumentacion të saktë për blerjet dhe furnitorët
    Menaxhon problematikat dhe siguron zgjidhjen e tyre në kohë
    Kualifikimet:

    Diplomë universitare (preferohet në Ekonomi)
    Minimum 3 vite eksperiencë në blerje/prokurim
    Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (gjuhë të tjera përbëjnë avantazh)
    Aftësi të forta negociimi, analize dhe koordinimi
    Menyra e Aplikimit:

    Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë
    [email protected]
    me subjekt
    «
    Menaxher Blerje
    sh
    »
    Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
    JU MIREPRESIM!
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
Working...
X