Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Agjent shitje në Terren

    Kompania "Brunes" sh.p.k,
    një kompani lider në fushën e mobilimit dhe tregtimit të hidrosanitareve dhe pllakave, interesohet të rekrutojë “
    Agjent Shitje në Terren”.
    Detyrat dhe pergjegjësitë:
    1-Mirëmban rrjetin e klienteve ekzistues dhe identifikon kliente te rinj per kompanine
    2. Prezanton në mënyrë profesionale produktet të cilat trajtohen në portofilin e tij të shitjes.
    3. Identifikon nevojat për produkte të klientëve dhe jep propozime të ndryshme për të maksimizuar shitjet.
    4. Informon departamentet përkatese për tregun e produkteve që menaxhon.
    5. Ofron shërbim te klientet, si para, po ashtu dhe pas shitjes.
    6. Merr pjesë në trajnime të ndryshme që ofrohen nga kompania.
    7. Raporton mbi mbarëvajtjen e punës javore te departamentet perkatese.
    Kriteret:
    - Të ketë minimumi eksperiencë në fushën e shitjeve.
    - Të jete i rregullt, serioz, i shkathet, ambicioz dhe të ketë aftësi shumë të mira komunikimi.
    - Të ketë aftesi organizative dhe manaxheriale.
    - Të ketë njohuri të gjuhes angleze (gjuhet e tjera përbejnë avantazh)
    - Të ketë leje drejtimi automjeti.
    Nese jeni të interesuar për këtë pozicion, ju lutemi dergoni CV-në tuaj në adresen:
    [email protected]
Working...
X