Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Ngjites Adezivi me profil Teknik

    We’re Hiring: Ngjitës Adezivi – Creative Agency & Production
    Lokacioni: [On-site]
    Full-time
    Ne po zgjerojmë ekipin tonë dhe kërkojmë një
    Ngjites Adezivi me profil Teknik,
    I cili do të jetë përgjegjës për realizimin e proceseve të aplikimit dhe zhveshjes së materialeve adezive në ambiente të ndryshme (automjete, fasada, ambiente të brendshme), duke ndjekur udhëzimet e eprorit dhe standardet teknike të kompanisë.
    Përgjegjësitë kryesore:
    Kryen procesin e ngjitjes (aplikimit) dhe/ose zhveshjes së materialeve adezive (vinil, letër, letër muri, etj.) sipas planit të punës dhe udhëzimeve të marra nga eprori;
    Merr pjesë në punimet si në repart ashtu edhe në terren, në varësi të projekteve të përcaktuara;
    Verifikon sipërfaqen (automjet, fasadë apo ambient tjetër) përpara aplikimit, duke siguruar që ajo të jetë e përshtatshme për ngjitje;
    Realizon pastrimin dhe përgatitjen e sipërfaqes përpara aplikimit dhe pas zhveshjes së materialeve;
    Respekton standardet teknike dhe kushtet e nevojshme për një aplikim cilësor të materialeve adezive;
    Përdor në mënyrë të saktë veglat, pajisjet dhe materialet e punës;
    Zbaton rregullat e sigurisë dhe mbrojtjes në punë gjatë gjithë procesit të punës;
    Bashkëpunon me pjesëtarët e tjerë të grupit për realizimin e punimeve në kohë dhe me cilësi;
    Raporton tek përgjegjësi i grupit mbi ecurinë e punës dhe çdo problematikë të hasur gjatë procesit;
    Merr në dorëzim materialet dhe kontrollon pajisjet përpara fillimit të punës;
    Siguron që punimi të përfundojë sipas standardeve dhe të jetë gati për dorëzim;
    Dokumenton punimet e kryera sipas procedurave të brendshme (p.sh. foto të realizimit);
    Ndjek udhëzimet dhe trajnimet teknike për përmirësimin e vazhdueshëm të aftësive profesionale.
    Çfarë kërkojmë:
    Eksperiencë e mëparshme në ngjitje adezivi (avantazh);
    Aftësi praktike dhe kujdes ndaj detajeve;
    Gatishmëri për punë në terren;
    Aftësi për të punuar në grup;
    Disiplinë dhe respektim i rregullave të sigurisë në punë;
    Fleksibilitet në orare sipas nevojave të punës.
    Çfarë ofrojmë:
    Punë në projekte kreative me impakt real në treg.
    Ambient profesional, dinamik dhe bashkëpunues.
    Ekspozim ndaj klientëve dhe brand-eve të ndryshme.
    Mundësi zhvillimi dhe rritje afatgjatë në karrierë.
    Paketë financiare konkurruese + benefite.

    Apliko duke dërguar CV në
    :
    [email protected]
    ose në numrin e telefonit +355689030904
    🗓 Afati i aplikimit: deri më 14/05/2026
    Cel. : 0689030904
Working...
X