Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohen vende pune Menaxher Mirembajtje

    ATDG (Art and Tourism Development Group) , kompania pionere në nismat e turizmit të qëndrueshëm dhe zhvillimit në Shqipëri dhe Kosovë. ATDG ka krijuar dhe administron destinacione të jashtëzakonshme hotelerie dhe resortesh elitare, si: Arka Art Hotel (Tiranë), Bougainville Bay Resort & SPA (Sarandë), Marea Resort (Qerret) dhe Mështekna (Brezovicë).
    Bashkohuni me ne në formësimin e së ardhmes së turizmit të përgjegjshëm dhe për të percjelle një ndikim pozitiv kudo.
    Detyrat
    Përgatit planin e punës për inspektimin dhe mirëmbajtjen e ambjenteve të hotelit dhe zbaton atë në objektiva për stafin;
    Përgatit rregullorën e sigurimit teknik dhe garanton zbatimin e saj;
    Inspekton njësitë e hotelit dhe evidenton riparimet që duhen realizuar duke berë shënimet përkatëse në database;
    Inspekton strukturat mekanike & elektrike si edhe kaldajat, sistemet e ventilimit dhe pompave që të funksionojnë sipas parametrave të përcaktuara;
    Përgatit raporte për shpenzimet e realizuara për mirëmbajtjen e ambjenteve të hotelit;
    Kontrollon sistemet mbrojtëse nga zjarri;
    Përgatit procedurat e ndërveprimit të sektorit të mirëmbajtjes;
    Planifikon dhe supervizon punën e stafit në varësi;
    Kualifikimet
    Të ketë përfunduar studimet në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit;
    Të ketë eksperiencë pune të mëparshme si Menaxher në fushën e ndërtimit ose në atë të mirëmbajtjes;
    Të zotrojë shumë mirë "Paketën Office’’;
    Të ketë njohuri mbi sistemet elektrike, hidraulike, mekanike, etj;
    Të ketë njohuri mbi procedurat e inspektimit dhe sigurisë në vendin e punës;
    Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese me kolegët, stafin dhe klientët;
    Të jetë i aftë të organizojë punën në menyrë individuale dhe në grup;
    Ofrohet:
    Pagë konkurruese
    Ambient pune dinamik
    Mundësi zhvillimi profesional
    Kandidate e interesuar te kontaktojne ne Nr.Tel:
    0686480086
Working...
X