Te dhenat e punedhenesit:
TechnoBuild 2018,
është një kompani e cila eshte e fokusuar në zhvillimin e projekteve në Shqipëri.
TechnoBuild 2018,
është një nga grupet e investimeve që do të sjellë një risi në Shqipëri që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. E themeluar në vitin 2018 në Tiranë e cila ka në zbatim disa projekte zhvillimore në rrugën “Ramazan Farka”, pranë Kopshtit Botanik” pranë rrugës “Teodor Keko” etj.
Pozicioni:
Financier
Departamenti:
Financa
Vendndodhja:
Tiranë
Përshkrimi I pozicionit:
Ai/Ajo është përgjegjës për verifikimin dhe kontabilizimin e faturave të blerjeve dhe shitjeve, duke siguruar përputhjen e tyre me legjislacionin fiskal në fuqi dhe procedurat e brendshme të shoqërisë.Gjithashtu, është përgjegjës për ndjekjen e kontratave dhe arkëtimeve nga klientët, duke garantuar përputhjen ndërmjet kushteve kontraktuale dhe pagesave të realizuara.
Ai/Ajo kontrollon dhe analizon në mënyrë të detajuar shpenzimet dhe të ardhurat mujore të projekteve që ka në ndjekje, me qëllim sigurimin e saktësisë dhe integritetit të të dhënave financiare.
Detyrat
Verifikon, regjistron dhe ndjek faturat e blerjeve dhe shitjeve, duke siguruar përputhjen me kontratat dhe dokumentacionin mbështetës
Kryen kontabilizimin mujor të gjitha transaksioneve financiare në përputhje me Standardet Kombëtare të Kontabilitetit dhe legjislacionin në fuqi
Monitoron dhe analizon shpenzimet dhe të ardhurat mujore për secilin projekt në ndjekje, si dhe përgatit raportet financiare përkatëse
Ndjek raportet e kontratave dhe arkëtimeve të klientëve, duke siguruar përputhjen ndërmjet kontratave dhe pagesave të realizuara
Përgatit raportet e fitim-humbjes sipas projekteve dhe analizon ecurinë financiare të tyre
Bashkëpunon ngushtë me departamentet e tjera për verifikimin e dokumentacionit financiar të projekteve në zhvillim
Asiston në përgatitjen e deklaratave mujore tatimore, përfshirë librat e blerjeve dhe shitjeve, TVSH-në dhe tatimin në burim
Merr pjesë në procesin e mbylljes mujore dhe vjetore të pasqyrave financiare dhe bilancit
Siguron ruajtjen dhe arkivimin korrekt të dokumentacionit kontabël në përputhje me procedurat e kompanisë
Ndjek dhe menaxhon komunikimin me furnitorët dhe klientët për çështje që lidhen me faturat, pagesat dhe dokumentacionin financiar
Kualifikimet
Edukimi:
Të zotërojë diplomë universitare në Financë/Kontabilitet
Kualifikime të Tjera:
Të ketë 2–4 vite eksperiencë profesionale në fushën përkatëse
Të zotërojë njohuri të mira mbi Standardet e Reja Kombëtare të Kontabilitetit (SNK)
Të jetë i aftë të punojë në mënyrë të pavarur dhe me mbikëqyrje minimale
Të demonstrojë iniciativë, aftësi të mira komunikimi dhe punë efektive në grup
Të jetë i orientuar drejt zgjidhjes së problemeve dhe ndjekjes së tyre deri në përfundim
Të ketë njohuri të mira praktike në programet Financa 5 dhe/ose Microsoft Dynamics NAV
Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh
Eksperienca e mëparshme në kompani ndërtimi ose investimi konsiderohet përparësi
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën në email:
[email protected]
Afati i dorëzimit: 20.04.2026
Pas shqyrtimit, do kontaktohen vetem kandidaturat e perzgjedhura.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.