Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier Ndertimi

    Te dhenat e punedhenesit:
    TechnoBuild 2018,
    është një kompani e cila eshte e fokusuar në zhvillimin e projekteve në Shqipëri.
    TechnoBuild 2018,
    është një nga grupet e investimeve që do të sjellë një risi në Shqipëri që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. E themeluar në vitin 2018 në Tiranë e cila ka në zbatim disa projekte zhvillimore në rrugën “Ramazan Farka”, pranë Kopshtit Botanik” pranë rrugës “Teodor Keko” etj.
    Pozicioni:
    Inxhinier Ndërtimi në zbatim
    Departamenti:
    Inxhinieri
    Vendndodhja:
    Tiranë
    Përshkrimi I pozicionit: nxhineri i zbatimit ka si detyre funksionale organizimin dhe mbikqyrjen e zbatimit te punimeve civile te ndertimit te projektit (objektit) ne perputhje me projektin, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet, grafikun e miratuar deri ne fazen e dorezimit te objektit.
    Detyrat
    Para fillimit te punimeve shqyrton vlefshmerine e dokumentacionit tekniko-ligjor te objektit sipas nje liste te miratuar;
    Shqyrton projektet e zbatimit, preventivin dhe specifikimet teknike te objektit qe do te ndertohet dhe ben verejtjet perkatese kur konstaton mangesi dhe parregullesi;
    Zbaton plan organizimin e punimeve, harton planet ditore, javore dhe mujore dhe paraqet tek Pergjegjesi i Sektorit Zbatimit / Menaxheri i Projektit për diskutim apo miratim;
    Mban pergjegjesi per zbatimin e punimeve ne perputhje me projektet e zbatimit, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet e cilesise;
    Eshte pergjegjes per cilesine e punimeve, aplikimin e sakte te materialeve dhe metodologjine;
    Raporton tek Drejtori i Kantierit ne baze ditore per aktivitetet e cilesise hapat qe ka ndermare per evidentimin dhe zgjidhjen e problematikave, si dhe statusin e tyre;
    Merr pjese ne te gjitha matjet qe kryhen per volumet dhe mban proces verbale perkatese;
    Zbaton grafikun e punimeve ne perputhje me afatet e percaktuara, ben ndjekjen dhe monitorimin e punes te nenkontraktoreve, grupeve te punes apo individeve qe punojne ne objekt dhe sigurohet qe puna te kryhet me cilesi, ne kohe, dhe sipas standarteve me te larta te HSE;
    Jep sqarime te vazhdueshme mbi organizimin e punes dhe zbatimin e projektit dhe kushteve teknike tek Drejtuesi i Kantierit;
    Perpilon,ploteson dhe raporton Liste prezencen e punonjesve ne kantjer;
    Ploteson ditarin e punimeve dhe Librin e kantjerit dhe ja paraqet eprorit per miratim;
    Harton ne menyre te vazhdueshme librezat e masave per punimet qe kryhen;
    Pergatit ne menyre periodike list pagesat per punet qe realizohen nga nenkontraktoret, grupet e punes apo individe ne objekt;
    Ploteson ne vazhdimesi dokumentacionin tekniko-ligjor gjate fazave te ndertimit deri ne perfundim te objektit;
    Evidenton nevojat per ndryshime ne projektet e zbatimit dhe preventivin e objektit dhe i propozon ne strukturat perkatese per miratim;
    Ndjek dhe mban pergjegjesi per normativat e harxhimit te materialeve qe vendosen ne veper;
    Kerkon dhe verifikon qe te gjitha materialet qe vijne ne objekt te jene te shoqeruara me certifikata origjine dhe cilesie konform specifikimeve teknike
    Kualifikimet​
    Te jetë i diplomuar në Inxhinieri Ndërtimi..
    Te ketë minimumi 2 vite eksperiencë pune në projekte civile.
    Të shfaqë aftësi te mira analitike dhe raportuese.
    Të ketë aftësi te mira komunikuese me shkrim dhe verbal.
    Shënime
    Mënyra e aplikimit:
    Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën në email:
    [email protected]
    Afati i dorëzimit: 25.04.2026
    Pas shqyrtimit, do kontaktohen vetem kandidaturat e perzgjedhura.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Working...
X