Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Sarande, ofrohet vend pune Asistent Menaxher Dyqani

    Kalaja Talent Consulting
    kerkon te punesoje
    Asistent Menaxher Dyqani Sarande.
    Detyrat​
    Mbështet Menaxherin në drejtimin dhe organizimin e operacioneve ditore të marketit.
    Ndihmon në planifikimin e orareve dhe menaxhimin e stafit.
    Kontrollon zgjidhjen e problemeve të klientëve dhe garanton standard të lartë shërbimi.
    Monitoron stokun, porositë dhe furnizimet, duke bashkëpunuar me furnitorët.
    Kontrollon datat e skadencës, etiketime dhe renditjen e produkteve.
    Siguron që marketi të jetë i pastër, i organizuar dhe sipas standardeve të kompanisë.
    Trajnon stafin e ri dhe ndjek performancën e ekipit.
    Ndihmon në hapjen dhe mbylljen e marketit, përfshirë proceset e arkës.
    Përgatit raporte ditore/ javore sipas kërkesës së menaxherit.
    Zbaton politikat e kompanisë dhe rregullat e sigurisë në ambientet e punës.
    Kualifikimet​
    Arsim i lartë (përparësi në menaxhim, ekonomi ose fusha të ngjashme).
    Eksperiencë në menaxhimin e shitjes me pakicë, preferohet në markete apo supermarkete.
    Aftësi të mira menaxhimi dhe orientim drejt rezultateve.
    Aftësi komunikimi dhe udhëheqjeje.
    Aftësi për të punuar nën presion dhe në situata të ngarkuara.
    Njohuri bazike kompjuterike (MS Office, programet e marketit).
    Fleksibilitet për punë me turne.
    Shënime​
    Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dërgoni CV-ne ne adresen tone te e-mailit:

    [email protected]
    ose ne numrin e telefonit
    0697686732.
Working...
X