Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Specialist i Rriskut të Tregut & Likujditetit

    EPPC Albania
    në emër të klientit të saj,
    një bankë dixhitale që ofron shërbime financiare të drejtuara nga teknologjia, me një fokus të fortë në inovacion dhe në përmirësimin e përvojës së klientit
    , është aktualisht në kërkim për një
    Specialist të Rriskut të Tregut & Likujditetit.
    Përgjegjësitë kryesore:
    Monitorimi ditor i pozicionit të likuiditetit, flukseve të parasë, strukturës së financimit dhe treguesve kryesorë të likuiditetit (LCR, NSFR), përfshirë analizën e sjelljes së depozitave dhe përqendrimit të financimit;
    Mbështetje në parashikimin e likuiditetit, planifikimin e emergjencave dhe hartimin e skenarëve stresues, duke vlerësuar ndikimin në buffer-at e likuiditetit dhe në fitim;
    Mbështetje në parashikimin e likuiditetit, planifikimin e emergjencave dhe hartimin e skenarëve stresues, duke vlerësuar ndikimin në buffer-at e likuiditetit dhe në fitim;
    Monitorimi i ekspozimeve ndaj riskut të tregut, përfshirë IRRBB (analiza e hendekut dhe ndjeshmërisë) dhe riskun valutor (FX), si dhe mbështetje në stres-testime dhe analiza skenarësh;
    Rishikimi i aktiviteteve të Thesarit (Treasury) nga perspektiva e riskut dhe identifikimi i rreziqeve në zhvillim;
    Kontribut në mirëmbajtjen dhe përmirësimin e politikave dhe procedurave të riskut të likuiditetit;
    Përgatitja e raporteve dhe dashboard-eve për riskun e likuiditetit dhe tregut, si dhe materialeve për Komitetin e Riskut, duke përkthyer analizat në informacion të qartë për menaxhmentin e lartë;
    Mbështetje në raportimet rregullatore, auditime dhe inspektime mbikëqyrëse kur kërkohet.
    Kërkesat për këtë pozicion janë:
    Diplomë në
    Financë, Ekonomi, Matematikë, Statistikë
    ose fusha të ngjashme;
    Minimum
    2 vite përvojë në riskun e likuiditetit, riskun e tregut, AML, riskun e Thesarit
    ose fusha të lidhura,
    në bankë ose institucion financiar të rregulluar
    ;
    Njohuri solide të treguesve të likuiditetit sipas Basel III (LCR, NSFR) dhe koncepteve të IRRBB;
    Aftësi të forta analitike dhe sasiore, njohuri të avancuara në Excel, njohuritë në BI ose sisteme risku janë avantazh;
    Vetë-iniciativë, aftësi të mira komunikimi dhe rehati në një mjedis dinamik dhe në zhvillim të vazhdueshëm.
    Si të aplikoni
    Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun:

    Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Working...
X