Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kerkohet Full stack developer (PWA / Node.js / Vue, React, Svelte / Database SQL)

    Përshkrimi i rolit
    Jemi në kërkim të një zhvilluesi Full Stack me fokus të fortë në ndërtimin e aplikacioneve moderne, veçanërisht Progressive Web Apps (PWA).
    Personi do të punojë në projekte nga fillimi deri në fund, duke u angazhuar si në frontend ashtu edhe në backend, me integrim të bazave të të dhënave relacionale dhe sistemeve ekzistuese (legacy).
    Përgjegjësitë kryesore
    Zhvillimi i aplikacioneve moderne web të bazuara në arkitekturë PWA
    Ndërtimi i ndërfaqeve të përdoruesit responsive duke përdorur framework-e si Vue, React ose Svelte
    Zhvillimi dhe mirëmbajtja e API-ve RESTful dhe shërbimeve backend me Node.js
    Projektimi dhe menaxhimi i databazave relacionale (Firebird ose të ngjashme)
    Implementimi i logjikës offline-first dhe sinkronizimi i të dhënave
    Debugging, testim dhe optimizim i performancës së aplikacioneve
    Bashkëpunim me ekipin për përcaktimin e arkitekturës dhe praktikave më të mira
    Njohuri të gjuhës
    italiane
    (niveli B2 ose më lart)
    Kërkesat teknike
    Njohuri të mira të JavaScript modern (ES6+)
    Eksperiencë me të paktën një nga React, Vue ose Svelte (preferohet Vue)
    Eksperiencë në backend me Node.js (Express ose framework-e të ngjashme)
    Njohuri për databaza relacionale (preferohet Firebird, ose MySQL, PostgreSQL, etj.)
    Njohuri për API REST dhe menaxhimin e autentifikimit (JWT, sessione, etj.)
    Njohuri bazë me Git dhe workflow të versionimit
    Kuptim i parimeve të PWA (service worker, caching, support offline)
    Kërkesa preferenciale
    Eksperiencë me arkitektura offline-first dhe sinkronizim të të dhënave
    Njohuri për Docker ose ambiente të containerizuara
    Eksperiencë me sisteme legacy ose migrime teknologjike
    Kërkesë shtesë e detyrueshme
    Gatishmëri për të mësuar Delphi në nivel bazë, vetëm për kuptimin e sintaksës dhe procedurave për lexim dhe shkrim të të dhënave në databaza jo-SQL
    Aftësi personale (Soft skills)
    Aftësi të mira për zgjidhjen e problemeve
    Aftësi për të punuar si në mënyrë të pavarur ashtu edhe në ekip
    Kuriozitet dhe dëshirë për të mësuar teknologji të reja
    Qasje praktike dhe e orientuar drejt rezultateve
    Çfarë ofrojmë:
    Kontratë të rregullt pune sipas legjislacionit shqiptar.
    Pushime dhe festa zyrtare të paguara (si ato shqiptare, ashtu edhe të vendeve përkatëse të projekteve).
    Trajnime të vazhdueshme për zhvillim profesional.
    Ambjent pune modern, dinamik dhe me kolegë të rinj.
    Drekë e ofruar nga kompania në restorantet partnere.
    Cel. : +355682002999
    Email:
    [email protected]
Working...
X