Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Kordinator/e Blerjeve dhe Logjistike

    Prodyn Albania
    kërkon
    Koordinator/e Blerjesh
    , për realizimin me sukses të objektivave të kompanisë.
    Detyrat kryesore:
    Krijimi i urdhrave të blerjeve (PO) në sistem, kontrolli dhe update.
    Dërgimi i PO dhe mbajtja e komunikimeve me furnitorët për çdo pyetje që mund të kenë ata.
    Bashkëpunim me departamentet/zyrat e tjera për të saktësuar kërkesat teknike dhe cilësore të lëndëve të para/shërbimeve që i duhen kompanisë.
    Përzgjedh furnitorët potencialë të përshtatshëm dhe me burime të qëndrueshme të mundësisë së furnizimit të lëndëve të para.
    Ndjekja e datave të dorëzimit të mallit sipas konfirmimit të furnitorit.
    Organizimi i transporteve, grupazh duke grupuar furnitorët që kanë data të afërta të dorëzimit.
    Marrja e ofertave tek disa kompani transporti dhe përzgjedhja e furnitorit më të mirë, duke u bazuar në disa parametra (koha e dërgimit të mallit dhe çmimi).
    Komunikimi me furnitorët për marrjen e dimensioneve (pesha dhe volumet), në mënyrë që të procedohet me dërgesën e mallit.
    Ndjekja për çdo problematikë që mund të ketë malli (p.sh. diferencë në sasi, tip, ngjyrë) deri në ekzekutimin e kërkesës së saktë.
    Përdorimi i sistemeve (web) të ndryshme sipas klientëve për porositjen e materialeve.
    Blerja e mallrave brenda vendit për nevoja të prodhimit dhe administratës (kancelari, materiale prodhimi).
    Kualifikimet / Kërkesat:
    Të ketë përfunduar studimet në fakultetin e Ekonomisë.
    Eksperiencë pune, minimalisht 2 vjet në blerje ose logjistikë.
    Të njohë shumë mirë gjuhën angleze (folur & shkruar).
    Të ketë njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office
    Të tjera:
    Aftësi shumë të mira komunikimi, organizimi, analitike.
    Integritet dhe aftësi për marrje vendimesh të rëndësishme në kushte të vështira.
    Aftësi të mira për të negociuar.
    I/e aftë të punojë në skuadër.
    Të trajtojë me konfidencialitet maksimal informacionet e brendshme dhe sensitive.
    Të gjithë kandidatët e interesuar që plotësojnë kriteret më sipër janë të lutur të dorëzojnë CV-në në adresën
    [email protected]
    .
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas rregullave për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
    Do të kontaktohen për intervistë vetëm kandidatët e përzgjedhur.
Working...
X