Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Teknolog i industrisё ushqimore

    TEKNOLOG I INDUSTRISЁ USHQIMORE






    ALPOL FOOD shpk kerkon;

    TEKNOLOG I INDUSTRISЁ USHQIMORE NЁ SEKTORIN E MISHIT (1 pozicion) / Quality Control


    Rreth ALPOL FOOD shpk;

    Kompania ALPOL FOOD eshte nje kompani e re ne fushen e rritjes dhe mbareshtimit te shpendeve (pulave) si dhe perpunimin e mishit me qellim furnizimin e tregut vendas dhe rajonal. Investimi ne objekte prodhimi eshte drejt fundit dhe pritet te dale ne treg me produkte ne fillim te vitit 2024 per kete arsye po mblidhet grupi menaxhues ku kerkohet dhe pozicioni TEKNOLOG I INDUSTRISЁ USHQIMORE. Pularia eshte ndertuar ne nje toke me siperfaqe rreth 200,000 m2 dhe e ndare ne 3 parcela qe jane ngjitur me njera tjetren. “ALPO Food Shpk” ka 4 Stalla (ndertesa) të fermave të shpendëve me siperfaqe prej 2800 m2 secila dhe 11,200 m2 ne total. Kapaciteti është 56,000 pula per stalle per cikel, sipas nje mesatarje prej 14-16 pula/m2. Hapsira e pulave eshte e mjaftueshme per te arritur standartet Europiane te mireqenies se kafsheve per mish.

    Thertorja dhe dhomat frigoriferike eshte pjesa ku do zhvillohet aktiviteti i therjes dhe perpunimit. Teknologu duhet te fokusohet ne kete pjese te procesit per te garantuar arritjen e standardeve me te mire te pastertise dhe sigurise ushqimore duke zbatuar praktikat me te mira Evropiane. Makinerite dhe paisjet jane Hollandeze dhe plotesojne te gjitha standartet moderne te BE. Per pasoje procedurat duhet te jene komfort ketyre standarteve. Personi i kerkuar per kete detyre vendose keto procedura te sigurise ushqimore si dhe kontrollon zbatimin e tyre sistematikisht.


    Detyrat dhe Përgjegjësitë:

    Implementon planin e parashikuar të prodhimit.
    Bën përcjelljen e vazhhdueshme të konkurrencës në treg në lidhje me produktet e mishit.
    Të jetë në gjendje për të maksimizuar produktivitetin dhe efikasitetin si dhe arritjen e objektivave të caktuara të prodhimit.
    Ёshtë përgjegjës për zhvillimin, teknologjinë e prodhimit si dhe kontrollin e cilësisë.
    Kryen hulumtime bazë por edhe kërkime të reja të produkteve si dhe bën zhvillim e tyre.
    Zhvillon standardet ushqimore, rregulloret e sigurisë dhe ato sanitare, si dhe bën menaxhimin e të gjitha proceseve të prodhimit.
    Bën inspektimin e vazhdueshëm të proceseve të prodhimit si dhe kualitetin e produkteve.
    Siguron që procesi i prodhimit deri tek produktet finale realizohet dhe mirëmbahet sipas standardeve.
    Kryen detyra dhe përgjegjësi të tjera të përcaktuara nga Mbikëqyrësi direkt që ndërlidhen me procesin e punës.

    Kualifikimet Profesionale:

    - Të ketë të kryer Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore.
    - Të ketë përvojë pune si Teknolog Ushqimi në Sektorin e Mishit (Obligative).
    - Të ketë njohuri për makinerinë e prodhimit në sektorin e mishit.
    - Të jetë pozitiv dhe i motivuar për punë.
    - Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi.
    - Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur apo edhe në ekip.
    - Të jetë fleksibil dhe t’u përgjigjet pozitivisht ndryshimeve.
    - Të ketë njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme).
    - Të këtë njohuri të punës me kompjuter, (Excel, Word, etj.).

    Dergoni CV tuaj ne adresen: [email protected]

     




    Apply
Working...
X