Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Himare, kerkohet Inventarizues

    Vendndodhja:
    Tiranë dhe Jug i Shqipërisë
    Lloji i kontratës:
    Kontratë pa afat
    Raporton te:
    Drejtori i Përgjithshëm / Menaxheri Financiar / Drejtori i Financës
    Përshkrimi i Pozicionit:
    Inventarizuesi është përgjegjës për kontrollin dhe verifikimin e stokut në të gjitha njësitë e operimit, duke siguruar përputhshmërinë mes inventarit fizik dhe sistemit, si dhe duke monitoruar përdorimin dhe lëvizjen e produkteve.
    Detyrat
    Kryen inventarizime periodike (ditore, javore dhe mujore sipas sektorit)
    Krahason stokun fizik me sistemin (POS / ERP)
    Identifikon mungesa, teprica, humbje dhe thyerje
    Monitoron artikujt me risk të lartë (alkool, mish dhe produkte me vlerë të lartë)
    Harton raporte inventari për financën dhe menaxhimin
    Verifikon transferimet e produkteve mes departamenteve
    Kontrollon respektimin e procedurave të magazinimit
    Mbikëqyr datat e skadencës dhe rotacionin e stokut (FIFO)
    Kontrollon koston e ushqimit dhe pijeve në bazë të recepturave
    Hap dhe mirëmban produktet dhe recepturat në sistem
    Kryen krahasimin mes recepturave dhe konsumit real.
    Kualifikimet
    Diplomë në Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
    Eksperiencë në inventarizim, magazinë ose kontroll financiar është e preferueshme.
    Njohuri në menaxhimin e stokut dhe proceseve të inventarit.
    Aftësi analitike dhe vëmendje e lartë ndaj detajeve.
    Njohuri të mira të gjuhës angleze.
    Shënime
    Aplikimi:
    Dërgoni CV-në në:
    [email protected]
Working...
X