Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Marketing & Data Entry Specialist

    Product & Marketing Operations Specialist
    Albagame është në kërkim të një
    Product & Marketing Operations Specialist
    , i cili do të mbështesë menaxhimin e produkteve, të dhënave, përmbajtjes online dhe aktiviteteve promocionale, në bashkëpunim të ngushtë me ekipet e financës, shitjes dhe web-it.
    Detyrat kryesore:
    • Menaxhimi dhe përditësimi i të dhënave të produkteve dhe informacionit tregtar
    • Regjistrimi, kontrolli dhe përpunimi i dokumentacionit të blerjeve dhe shitjeve
    • Përgatitja dhe përditësimi i çmimeve, zbritjeve dhe ofertave promocionale
    • Kontrolli i saktësisë së të dhënave dhe raportimi i diferencave apo pasaktësive
    • Përgatitja e raporteve periodike mbi kostot, shitjet dhe performancën
    • Menaxhimi i përmbajtjes online, përfshirë produktet, ofertat dhe materialet informuese
    • Organizimi dhe publikimi i fushatave promocionale në kanale të ndryshme
    • Mbështetje në aktivitetet e marketingut, promovimit dhe branding-ut
    • Koordinimi me departamente të ndryshme për procese operative dhe promocionale
    • Monitorimi i stokut, produkteve afër skadencës dhe përditësimi i tyre
    • Trajtimi i problematikave të përditshme operative dhe administrative
    Kualifikimet e kërkuara:
    • Eksperiencë në data entry, e-commerce, marketing ose pozicione të ngjashme
    • Njohuri pune me Microsoft Dynamics 365 Business Central dhe Shopify përbëjnë avantazh të madh
    • Aftësi shumë të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve
    • Aftësi për të punuar me të dhëna, produkte dhe përmbajtje digjitale
    • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip
    • Mosha e papërcaktuar
    Ne ofrojmë:
    • Kushte të mira pune
    • Pagesë konkurruese
    • Rritje të përfitimeve sipas vjetërsisë në punë
    • Sigurime shoqërore dhe shëndetësore të paguara nga punëdhënësi
    Aplikimi:
    Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në me foto në adresat:
    [email protected]
    [email protected]
    Ose të kontaktojnë në:
    WhatsApp: +355 69 297 5557
    Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Working...
X