Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier Kostoist

    Në emër të një kompanie të madhe dhe të konsoliduar në tregun shqiptar, e fokusuar në projektimin dhe zbatimin e projekteve në industrinë e ndërtimit, DIMENSION HR është në kërkim të një kandidati të kualifikuar për pozicionin
    Inxhinier Kostoist
    PËRGJEGJËSITË:
    Hartimi, verifikimi dhe miratimi i preventivave për projekte ndërtimi të mesme dhe të mëdha.
    Përgjegjësi për planifikimin dhe kontrollin e kostove gjatë gjithë ciklit të projektit.
    Analiza e detajuar e zërave të punimeve, materialeve, makinerive dhe fuqisë punëtore.
    Monitorimi i buxhetit, identifikimi i riskut financiar dhe propozimi i masave korrigjuese.
    Përgatitja dhe verifikimi i situacioneve mujore të punimeve (IPC).
    Negocimi dhe vlerësimi i ofertave nga nënkontraktorët dhe furnitorët.
    Mbështetje teknike për departamentin e prokurimeve dhe menaxherët e projekteve.
    Udhëheqja dhe mentorimi i inxhinierëve kostoistë junior.
    Raportim periodik i ecurisë financiare të projekteve drejt drejtuesve të kompanisë.
    Përgatitja e raportit të performancës të Buxhetit kundrejt Kostove dhe rezultatit të projektit.
    Monitorimi kostove gjatë ekzekutimit të projektit.
    KËRKESA:
    Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi ose fusha të ngjashme,
    Eksperiencë pune si inxhinier kostoist (preferohet minimumi 4-5 vite).
    Njohuri shumë të mira të preventivimit, analiza kostoje dhe menaxhim buxheti.
    Eksperiencë në projekte të mëdha ndërtimi (rezidenciale, industriale apo infrastrukturore).
    Aftësi shumë të mira në AutoCAD, Excel dhe programe profesionale të preventivimit (PriMus, STR, ose të ngjashme).
    Njohuri të legjislacionit dhe praktikave të ndërtimit.
    Aftësi analitike, organizative dhe vëmendje ndaj detajeve.
    Njohuri shumë të mira të leximit të projekteve dhe specifikimeve teknike,
    Aftësi të forta analitike, vendimmarrëse dhe menaxhuese.
    MENYRA E APLIKIMIT:
    Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë
    [email protected]
    me subjekt «
    Inxhinier Kostoist
    »
    Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
    JU MIREPRESIM!
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
Working...
X