Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Himare, kerkohet Magazinier

    Vendndodhja:
    Tiranë dhe Jug i Shqipërisë
    Lloji i kontratës:
    Kontratë pa afat
    Raporton te:
    Drejtori i Përgjithshëm / Menaxheri Financiar / Drejtori i Financës
    Përshkrimi i Pozicionit:
    Magazinieri është përgjegjës për menaxhimin e furnizimeve dhe organizimin e magazinës, duke siguruar pranimin, ruajtjen dhe shpërndarjen e mallrave sipas procedurave të përcaktuara dhe nevojave të sektorëve.
    Detyrat
    Kryen porositë tek furnitorët për të gjithë sektorët
    Merr kërkesat për furnizime nga shefat e sektorëve (bare, restorante, etj.)
    Pranon mallrat nga furnitorët sipas faturave përkatëse
    Kontrollon sasinë, cilësinë dhe afatin e skadencës së produkteve
    Regjistron hyrjet dhe daljet e mallrave në sistem
    Organizon magazinën sipas kategorive të produkteve
    Siguron respektimin e kushteve të ruajtjes (temperaturë, higjienë)
    Lëshon mallra sipas kërkesave të miratuara nga departamentet
    Mban dokumentacionin e magazinës (fatura, fletë-dalje)
    Informon për mungesa ose stok minimal të produkteve
    Siguron akses të kontrolluar në magazinë
    Menaxhon pranimin, ruajtjen dhe shpërndarjen fizike të mallrave
    Njofton për ndryshimet e çmimeve të produkteve
    Komunikon me furnitorët për çmime dhe disponueshmëri
    Kualifikimet
    Eksperiencë e mëparshme në magazinë ose logjistikë është e preferueshme.
    Njohuri në menaxhimin e stokut dhe proceseve të magazinës.
    Aftësi të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve.
    Aftësi për të punuar në ekip dhe për të koordinuar furnizimet me sektorët.
    Njohuri të mira të gjuhës angleze.
    Aplikimi:
    Dërgoni CV-në në:
    [email protected]
Working...
X