Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Prishtine, Shield Recruitment & HR kërkon Kamariere (5 vende pune) për një nga kompanitë më të konsoliduara në fushën e Hotelerisë

    Shield Recruitment & HR
    kërkon të punësojë
    Kamariere (5 vende pune)
    për klientin e saj,

    një nga kompanitë më të konsoliduara në vend në fushën e Hotelerisë.


    Vendi i punës:
    Prishtinë
    Detyrat dhe përgjegjësitë:

    Përgjegjëse për menaxhimin e punës në Restaurant, Lounge & Shisha Bar, Wellness, Room Service, sallën e pritjes/eventeve, si dhe çdo hapësirë tjetër që shërbehet brenda hotelit.
    Organizon punët e përditshme për rregullimin e tavolinave dhe mbulesave.
    Ofron shërbime profesionale të pijeve dhe ushqimit për mysafirët.
    Kontrollon porositë e klientëve dhe faturat e mysafirëve.
    Pranon, ruan dhe kontrollon mallin e pranuar, me kujdes të veçantë për pijet dhe artikujt ushqimorë në banak, duke respektuar afatet e skadimit; ndihmon në procesin e inventarizimit mujor.
    Përgatit pijet në të gjitha hapësirat e hotelit sipas nevojës.
    Ka njohuri të plota për menunë, pijet dhe ofertat ditore.
    Bashkëpunon ngushtë me zyrtarët përgjegjës për çështjet e punës.
    Tregon kreativitet në ofrimin e ideve të reja për ushqim, pije, dekorim dhe shitje.
    Trajton me korrektësi dhe shpejtësi ankesat e mysafirëve.
    Kujdeset për sjellje profesionale dhe shërbim të sjellshëm ndaj klientëve.
    Zbaton rregullat e procesit të porosive dhe formalitetet financiare.
    Respekton politikat e hotelit.
    Mirëmban pajisjet dhe respekton standardet ndërkombëtare higjieno-sanitare.
    Mbron të dhënat personale në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (L-06/082).
    Kryen edhe detyra të tjera profesionale sipas udhëzimeve të mbikëqyrësit.
    Kualifikimet:

    Përgatitje profesionale (minimum shkolla e mesme) në fushën e gastronomisë; preferohet diplomë në hoteleri.
    Minimum 3 vite përvojë pune si kamarier/e në hotele me 4 ose 5 yje.
    Integritet dhe etikë të lartë profesionale.
    Aftësi të mira menaxhimi dhe organizimi.
    Njohuri të mira kompjuterike.
    Aftësi për të punuar nën presion dhe fleksibilitet në orar.
    Shkathtësi të mira komunikimi dhe njohuri të gjuhës angleze.
    Aplikimi:

    Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes web-faqes së
    Shield Recruitment & HR
    :



    Afati i aplikimit:
    deri më
    31 Mars 2026
    , ora 16:00.
    Vetëm kandidatët që kualifikohen do të kontaktohen.
    CV-ja juaj trajtohet me konfidencialitet të plotë.
Working...
X