Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Teknik Kabllimi ne Tirane

    Tring kerkon te punesoje ne pozicionin e meposhtem:


    Pershkrimi I punes
    Teknik kabllimi
    Departamenti: Zhvillim dhe Mirembajtje e Rrjetit

    Detyrat dhe pergjegjesite


    Instalimi sipas standarteve teknike te kabujve optike/adsl/bakrit në infrastruktura tokesore ose ajrore në varesi të terrenit.
    Zbatimi i te gjitha standarteve te telekomunikacionit, sipas procedurave te pergatitura nga kompania.
    Testime te infrastrukturave tokesore si tubacione dhe puseta.
    Ndertim infrastrukture; montim shtyllash, germime, ndertim pusetash, montim kanalinash etj.
    Identifikon demtimet dhe mobilizon te gjitha burimet per te zvogeluar kohen e zgjidhjes se incidentit.
    Raporton dhe propozon per zgjidhje perfundimtare te problemeve.
    Sigurohet per rikthimin e sherbimit brenda 4 oresh ose me pak ne varesi te nivelit te sherbimit.
    Kryen inspektime dhe kontrolle te infrastruktures dhe rrjetit ne intervale kalendarike. Kryen kontroll periodik te infrastruktures, POP-eve, kabineteve si dhe kryen mirembajtje parandaluese.
    Sigurohet per implementimin e rrjetit bazuar ne projekte ose udhezime te supervizoreve .
    Duhet te kujdeset per raportim dhe dorezimin e dokumentacionit per perfundimin e punes.
    Sigurohet qe te gjitha komponentet e rrjetit te jene te dokumentuara dhe te emertuara sipas standarteve te kompanise.
    Duhet te kujdeset per raportim dhe dorezimin e dokumentacionit pas perfundimit te punes.
    Kryen mirembajtjen dhe azhornimin e dokumentacionit te projektit.
    Merr ne dorezim te gjitha pajisjet personale te punes dhe te sigurimit teknik.
    Ndihmon pergjegjesin ne trajnimin e stafit te grupit per rregullat teknike te punes, perdorimin e pajisjeve, standartet qe duhet te plotesohen sipas procedurave dhe politikave te kompanise.
    Ploteson raportet ditore te punes se grupit.
    Raporton tek Menaxheri i Departamentit.
    Mban pergjegjesi per cilesine e pune se kryer, mos zbatimin e standarteve, mungeses se pajisjeve personale, demtimin e tyre ose vjedhjen e tyre.
    Nen drejtimin e HSS, kane pergjegjesi operacionale per zbatimin e HSP ne projektet e kompanise.
    Nen drejtimin e HSS, kane pergjegjesine per koordinimin e perditshem te zbatimit te rregullores se sigurimit teknik.
    Sigurohet qe rregullorja e sigurimit teknik te zbatohet rigorozisht.
    Zbaton te gjitha rregulloret ne perputhje me HSP, me politiken e shendetit dhe sigurise si dhe me rregulloret e zbatueshme shteterore.
    Propozon per modifikim te HSP tek HSS.
    Kryen inspektim periodik te pajisjeve dhe mjeteve te punes, sigurimit personal, sinjalistikes si dhe raporton per cdo rast te demtimit, mungeses apo rinovimit te tyre.

    Experience e kerkuara



    Preferohet eksperience e ngjashme ne kete fushe dhe vjetersi pune duke filluar nga 2 vjet.
    Njohurite dhe aftesite e kerkuara


    Aftesia per te punuar ne kushte te ndryshme atmosferike.
    Të jete i disiplinuar, i motivuar dhe i organizuar.

    Kërkesa shtesë


    Leje drejtimi automjeti te vlefshme.
    Gatishmëri për të punuar jashtë orarit, fundjavave, ose në raste emergjente.

    Kandidatet e perzgjedhur duhet te dorezojne deshmi penaliteti.


    Te interesuarit te aplikojne ne adresen [email protected] brenda dates 15.02.2024
    Cel:+355697007476

     




    Apply


    WhatsApp

















    Last edited: 08.02.2024, 08:59



    Human Resources Department

    Tring Communications
    Tirane, Kombinat, Rruga e Qelqit
    Cel:/ WhatsApp +355 69 700 7476
    [email protected]
Working...
X