Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Coffee Expert

    Coffee Expert
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Agjent shitje | Menaxhim shitje
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    AGNA Group është një nga distributorët kryesorë në rajon për produkte premium dhe zgjidhje profesionale në industrinë Ho.Re.Ca. Si Coffee Expert, do të jesh ambasador i kafesë dhe i markave tona. Roli yt është të ndërtosh histori, të frymëzosh komunitetin e baristëve dhe të krijosh përvoja autentike rreth kafesë, duke kombinuar artin, shkencën dhe inovacionin.
    Detyrat & përgjegjësitë kryesore:
    Ndërtimin dhe komunikimin e një historie të sofistikuar dhe autentike rreth kafesë
    Të jetë partneri ideal për espresso dhe zgjidhjet profesionale të kafesë
    Qasje 360° ndaj brand-it, klientëve dhe aktiviteteve
    Ndërtim dhe forcim të besnikërisë ndaj brand-it
    T’i bëjë klientët krenarë që janë pjesë e markave tona dhe të ndajnë historinë tone
    Organizim dhe realizim degustimesh për klientë potencialë
    Pjesëmarrje në trajnime dhe evente profesionale të kafesë (SCA, etj.)
    Trajnim dhe zhvillim i ekipit Ho.Re.Ca. të AGNA Group
    Komunikim i vazhdueshëm me ekipin e baristëve në Greqi
    Ti je personi i duhur nëse:
    Je i/e apasionuar pas kafesë dhe di ta transmetosh këtë pasion me të tjerë
    Beson se kafeja është një ndërthurje e artit dhe shkencës, me hapësirë të madhe për kreativitet
    E sheh profesionin si Coffee Expert si një fushë në evolucion dhe dëshiron të kontribuosh aktivisht në zhvillimin e saj
    Frymëzon komunitetin e baristëve dhe mbështet krijimin e gjeneratës së re të profesionistëve të kafesë
    Beson se të gjithë kemi nevojë për një filxhan kafeje më të mirë
    Ke njohuri të thella për industrinë e kafesë dhe zinxhirin e saj të vlerave
    Nëse dëshiron që të bëhesh pjesë e një kompanie lider në treg dhe të punosh me marka prestigjioze ndërkombëtare të kafesë në një ambient pune dinamik, kreativ dhe bashkëpunues apliko në [email protected] brenda datës 15.02.2026
     
    Apply

    [email protected]
Working...
X