Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirana International Airport, Duty Free, kërkon SHITESE me eksperiencë

    Tirana International Airport, Duty Free, kërkon SHITESE me eksperiencë
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    11 Rinas



    Tipi
    me orar te ploteturni II
    Fusha | Profili i punes
    Shites/e | Kasier/e
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Pozicioni i punës: Shitëse në Aelia Duty-Free, Tirana International Airport
    Kompania: Lagardère Travel Retail
    Lokacioni: Aeroporti Ndërkombëtar i Rinas
    Orari: Full-time / Turne të ndryshme
    Lagardère Travel Retail është një nga liderët botërorë në industrinë e shitjeve me pakicë në aeroporte, stacione treni dhe zona të tjera udhëtimi. Kompania operon në dhjetëra vende të botës dhe menaxhon marka ndërkombëtare në fushën e duty free, modës, ushqimit dhe pijeve, si dhe dyqane të specializuara për udhëtarë.
    Me fokus të veçantë në përvojën e klientit, inovacionin dhe cilësinë e shërbimit, Lagardère Travel Retail synon të krijojë eksperienca të veçanta blerjeje për miliona udhëtarë çdo vit, duke kombinuar marka globale me produkte lokale në çdo treg ku operon.
    Përshkrimi i Punës:
    Aktualisht, jemi në kërkim të një Shitëse/Kasiereje energjike dhe të përkushtuar për dyqanin tonë Duty-Free në aeroport.
    Detyrat kryesore:
    Asistimi i klientëve gjatë procesit të blerjes dhe ofrimi i një eksperience të shkëlqyer shërbimi
    Menaxhimi i pagesave dhe operimi i kasës
    Mbajtja e rendit dhe organizimit të produkteve në dyqan
    Informimi i klientëve për ofertat dhe produktet më të reja
    Respektimi i procedurave të sigurisë dhe standardeve të kompanisë
    Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara
    Eksperiencë e mëparshme në shitje dhe kasiere ose pozicione të ngjashme (përbën avantazh)
    Aftësi të mira komunikimi dhe shërbimi ndaj klientit
    Njohuri të gjuhës angleze B2 (gjuha e dytë përbën avantazh)
    Fleksibilitet për të punuar në turne të ndryshme, përfshirë fundjavat dhe festat
    Aftësi për të punuar në grup dhe në një ambient dinamik
    Çfarë Ofrojmë
    Kontratë me kohë të pa caktuar (sipas kodit të punës)
    Pagë konkurruese në treg
    Orari: Full-time 40h në javë, turne të ndryshme (2 ditë pushim në javë), 22 ditë leje vjetore të paguara
    Bonuse mujore të larta bazuar në shitje
    Bonuse vjetore bazuar në performance
    Pagesë për ushqimin
    Transport i ofruar nga kompania Tiranë-Rinas / Rinas-Tiranë
    Sigurim Shëndetësor falas
    Mundësi reale për rritje profesionale dhe avancim në karrierë
    Trajnime te ndyshme të paguara nga Kompania
    Nëse ke talent dhe aftësi në fushën e shitjeve, të pëlqen komunikimi me klientët dhe je i orientuar drejt arritjes së objektivave, atëherë kjo është mundësia ideale për ty!
    Mos e humb këtë mundësi për të zhvilluar karrierën tënde në një ambient dinamik, profesional dhe ndërkombëtar.
    Apliko duke dërguar CV-në në: [email protected]
    Ose na kontakto në WhatsApp: +355 69 80 80 033
    Bashkohu me ekipin tonë dhe bëhu pjesë e Lagardère Travel Retail – një rrjet global lider në shitjet me pakicë në industrinë e udhëtimit, ku talenti vlerësohet, performanca shpërblehet dhe rritja profesionale është reale.
     
    Apply

    WhatsApp
Working...
X