Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirana International Airport, Duty Free, kërkon SHITESE me eksperiencë

    Tirana International Airport, Duty Free, kërkon SHITESE me eksperiencë
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    11 Rinas



    Tipi
    me orar te ploteturni II
    Fusha | Profili i punes
    Shites/e | Kasier/e
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Pozicioni i punës: Shitëse në Aelia Duty-Free, Tirana International Airport
    Kompania: Lagardère Travel Retail
    Lokacioni: Aeroporti Ndërkombëtar i Rinas
    Orari: Full-time / Turne të ndryshme
    Lagardère Travel Retail është një nga liderët botërorë në industrinë e shitjeve me pakicë në aeroporte, stacione treni dhe zona të tjera udhëtimi. Kompania operon në dhjetëra vende të botës dhe menaxhon marka ndërkombëtare në fushën e duty free, modës, ushqimit dhe pijeve, si dhe dyqane të specializuara për udhëtarë.
    Me fokus të veçantë në përvojën e klientit, inovacionin dhe cilësinë e shërbimit, Lagardère Travel Retail synon të krijojë eksperienca të veçanta blerjeje për miliona udhëtarë çdo vit, duke kombinuar marka globale me produkte lokale në çdo treg ku operon.
    Përshkrimi i Punës:
    Aktualisht, jemi në kërkim të një Shitëse/Kasiereje energjike dhe të përkushtuar për dyqanin tonë Duty-Free në aeroport.
    Detyrat kryesore:
    Asistimi i klientëve gjatë procesit të blerjes dhe ofrimi i një eksperience të shkëlqyer shërbimi
    Menaxhimi i pagesave dhe operimi i kasës
    Mbajtja e rendit dhe organizimit të produkteve në dyqan
    Informimi i klientëve për ofertat dhe produktet më të reja
    Respektimi i procedurave të sigurisë dhe standardeve të kompanisë
    Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara
    Eksperiencë e mëparshme në shitje dhe kasiere ose pozicione të ngjashme (përbën avantazh)
    Aftësi të mira komunikimi dhe shërbimi ndaj klientit
    Njohuri të gjuhës angleze B2 (gjuha e dytë përbën avantazh)
    Fleksibilitet për të punuar në turne të ndryshme, përfshirë fundjavat dhe festat
    Aftësi për të punuar në grup dhe në një ambient dinamik
    Çfarë Ofrojmë
    • Pagë konkurruese në treg
    • Bonuse mujore të larta bazuar në shitje
    • Bonuse vjetore bazuar në performance
    • Pagesë për ushqimin
    • Transport nga Tirana
    • Sigurim Shëndetësor falas
    • Mundësi reale për rritje profesionale dhe avancim në karrierë
    • Trajnime te ndyshme të paguara nga Kompania
    Nëse ke talent dhe aftësi në fushën e shitjeve, të pëlqen komunikimi me klientët dhe je i orientuar drejt arritjes së objektivave, atëherë kjo është mundësia ideale për ty!
    Mos e humb këtë mundësi për të zhvilluar karrierën tënde në një ambient dinamik, profesional dhe ndërkombëtar.
    Apliko duke dërguar CV-në në: [email protected]
    Ose na kontakto në WhatsApp: +355 69 80 80 033
    Bashkohu me ekipin tonë dhe bëhu pjesë e Lagardère Travel Retail – një rrjet global lider në shitjet me pakicë në industrinë e udhëtimit, ku talenti vlerësohet, performanca shpërblehet dhe rritja profesionale është reale.
     
    Apply

    WhatsApp
Working...
X