Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Asistente Administrative & Burime Njerezore

    Tirane, ofrohet vend pune Asistente Administrative & Burime Njerezore
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    11 QTU | Kashar | Casa Italia



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Asistence | Sekretari | BackofficeBurime njerezore - HR
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    NJOFTIM PËR POZICION PUNE:
    ASISTENTE ADMINISTRATIVE & BURIME NJERËZORE​“Messer Albagaz” sh.p.k. është shoqëri tregtare me veprimtari prodhimin, shpërndarjën dhe shitjën e gazeve industriale, mjekësore dhe speciale, si dhe te pajisjeve qe lidhen me to.
    Më poshtë gjeni njoftimin për vendin e hapur të punës, për pozicionin e “Asistentes Administrative & BNj”.
    PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM I PUNËS
    Të mbajë të gjithë korrespondencën e cilitdo lloji qoftë;
    Të kryejë përkthimet nga gjuha shqipe në gjuhën angleze dhe anasjelltas, verbalisht ose me shkrim;
    Të mbajë të dhënat të sakta për paraqitjen në punë, për ditët e pushimit dhe mungesat e tjera në punë për punonjësit e Shoqërisë;
    Të përditësojë dosjet personale të punonjësve;
    Të kryejë detyrat administrative, përfshirë këtu organizimin e mbledhjeve, udhëtimeve të biznesit, pritjeve, rregjistrimin e të dhënave dhe kontrollin me urdhër të Administratorit/ve;
    Të komunikojë me shtypin dhe mediat dhe të përgatisë e dorëzojë informacionin për publikim në përputhje me udhëzimet e marra nga Ortakët ose Departamenti i Komunikimeve të Messer Group;
    Të hartojë dhe t’u dorëzojë në kohë raporte Administratorit/ve, Asamblesë së Përgjithshme, Ortakëve dhe Messer Group në lidhje me detyrat e kryera prej saj;
    Të kryejë të gjitha detyrat e tjera që do t’i caktohen nga Administratori/ët ose Asambleja e Përgjithshme në fushën e njohurive dhe trajnimeve të saj profesionale, si dhe detyrat e përcaktuara nëpërmjet akteve të brendshme të Shoqërisë.
    Pjesëmarrja në procesin e rekrutimit
    Hartimi i shpalljeve të vendeve punës dhe shpallja e reklamave të punës duke organizuar CV dhe aplikimet për punë
    Caktimin e intervistave të punës dhe ndihmës në procesin e intervistimit
    Sigurohet qe te kryhen kontrollet e vendeve te meparshme te punes se kandidateve si dhe referencave qe sjellin.
    Përpunimi i listepagesave, që përfshin pasqyrimin e kohës së pushimit dhe lejeve per arsye shendetesore.
    Lehtësimi i zgjidhjeve për ndonjë gabim të listepagesave
    Mirëmbajtja e të dhënave
    Ruajtja e dosjeve dhe bazave të të dhënave aktuale të BNj
    Përditësimi dhe mbajtja e përfitimeve të punonjësve, statusi i punësimit dhe të dhënat e ngjashme
    Palët bien dakord që përshkrimi i pozicionit të punës mund të ndryshojë në varësi të kushteve të punës, detyrave dhe urdhrave të Punëdhënësit, të cilat do të jenë në zbatim dhe në përputhje me dispozitat ligjore si dhe rregulloret e Shoqërisë.;
    KANDIDATËT QË DO APLIKOJNË DUHET TË PLOTËSOJNË KËRKESAT SI MË POSHTË:
    Arsim i mesëm ose i lartë (preferohet drejtësi, ekonomi ose fusha të ngjashme),
    Përvojë e mëparshme në pozicione të ngjashme, minimalisht 3 vite,
    Njohuri të mira të paketës MS Office (Word, Excel, Outlook),
    Aftësi shumë të mira komunikimi verbal dhe me shkrim,
    Aftësi organizative dhe menaxhim i mirë i kohës,
    Aftësi për të punuar në ekip dhe në mënyrë të pavarur,
    Njohja shumë e mire gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar.
    KUSHTET E PUNËS
    Puna kryhet në ambientet e shoqërisë, jo remote, nga e hena ne te premte.
    Fundjavat dhe festat zyrtare pushim, sipas Kodit të Punës.
    Fillimisht kontrata e punës do të lidhet për një periudhë prej dymbëdhjetë (12) muajsh me mundësi ripërsëritje në rast se ka performancë të mire.
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet, në përputhje me Ligjin Nr. 124/2024 për Mbrotjen e të Dhënave Personale.
    Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV, në gjuhën angleze, te adresa si më poshtë, deri më date 27.02.2026.
    Na kontaktoni:
    [email protected]
    Specialisti juaj i gazeve industriale. Më shumë se 100 vite në shërbim të industrisë! ✓Shërbim efikas dhe cilësor ✓Ekspert për gazet & dhe pajisjet përkatëse

     
    Apply
Working...
X