Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune part time Koordinator/e Shitjesh

    Tirane, ofroj vend pune part time Koordinator/e Shitjesh
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    1 Ali Demi | Tregu Elektrik



    Tipi
    part time
    Fusha | Profili i punes
    Asistence | Sekretari | BackofficeData EntryEkonomist-Financier/eFotograf | VideografMarketingMarketing Social Media | ADS | SEOSherbim KlientiShites/e | Kasier/e
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    me dhe pa eksperience



    POZICION VAKANT PUNE | Koordinator/e Shitjesh | ORARI: 09:30-13:30​
    Dëshironi të ndihmoni sa më shumë njerëz të jetojnë më mirë? Mendoni se jeni entuziast në komunikimin me njerëzit? Dëshironi të rriteni në fushën e marketingut dhe shitjeve? TOTUM SHOP ju jep këtë mundësi në çdo dimension të marketingut si Koordinator/e Shitjesh.
    Kush Jemi Ne - TOTUM SHOP
    Me mbi 25 vite eksperiencë në treg, TOTUM SHOP ka nisur aktivitetin e tij në një lagje të Tiranës dhe sot është kthyer në një pikë reference për produktet shtëpiake dhe elektroshtëpiaket e vogla. Gjatë këtyre viteve kemi ndihmuar mijëra klientë të gjejnë produkte praktike që ua lehtësojnë jetën e përditshme. Fokusi ynë ka qenë gjithmonë te cilësia, funksionaliteti dhe krijimi i një eksperience të besueshme blerjeje për çdo familje. Ne kemi filluar thjesht, por rritja dhe besimi i klientëve na kanë shtyrë të zgjerohemi vazhdimisht dhe të përmirësojmë ofertën tonë. Sot, TOTUM SHOP vazhdon të zhvillohet dhe të kërkojë njerëz të rinj që duan të bëhen pjesë e këtij rrugëtimi. TOTUM SHOP po rritet çdo ditë dhe bashkë me rritjen, po zgjerojmë edhe ekipin tonë! Koordinator/e Shitjesh është ambasadori i TOTUM SHOP në gjithë ciklin e shitjeve, përmes kontaktit të parë, përgatitjes së produkteve dhe shërbimit ndaj klientit.
    Detyrat e Punës - TOTUM SHOP - Koordinator/e Shitjesh
    Asiston në kërkesat e klientëve në të gjitha kanalet e marketingut (Facebook, Instagram, TikTok, WhatsApp, etj.)
    Regjistron, përpunon dhe faturon porositë në sistemet operacionale dhe fiskale të kompanisë.
    Përgatit, kontrollon dhe paketon porositë ditore, duke i bërë gati për dorëzim korrekt në postë.
    Mban komunikim të vazhdueshëm me shpërndarësit për ecurinë e dërgesave.
    Bashkëpunon me ekipin e marketingut për promovimin dhe lançimin e produkteve.
    Jep kontribut aktiv në përmirësimin e proceseve të shitjes dhe eksperiencës së klientit.
    Identifikon, kontakton dhe ndërton marrëdhënie bashkëpunimi me influencerë dhe krijues kontenti për promovimin e produkteve të kompanisë (në fusha si gatimi, shtëpia, lifestyle, etj.).
    Çfarë ju duhet të jeni të suksesshëm si Koordinator/e Shitjesh në TOTUM SHOP
    Diplomë e shkollës së mesme.
    Studimet në Marketing, Menaxhim Biznesi ose fusha të ngjashme përbëjnë avantazh.
    Njohuri të mira kompjuterike dhe përdorimi i mediave sociale.
    Aftësi shumë të mira komunikimi, organizimi dhe pune në ekip.
    Kandidat proaktiv, i motivuar dhe me dëshirë për zhvillim profesional.
    Shënim: Totum Shop ofron një pagë konkurruese, në përputhje me nivelin e një biznesi të mesëm në Shqipëri. Ne bëjmë të pamundurën të ofrojmë ambient pune komod, me mjetet dhe trajnimin e duhur për suksesin tuaj. Ne inkurajojmë zhvillimin dhe edukimin në fushën e shitjeve dhe marketingut, bazuar në një eksperiencë praktike 20-vjeçare në treg.
    Aplikimi: Dërgoni CV-në tuaj në: [email protected]
    Mësoni më shumë rreth nesh: www.totumshop.al
    Cel. : 00355694736359
     
    Apply

    WhatsApp
Working...
X