Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Njoftim Pune – Kontabilitet / Back Office (Gjuha Italiane)

    Njoftim Pune – Kontabilitet / Back Office (Gjuha Italiane)
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    5 Blloku



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Ekonomist-Financier/eFinance-Banke | Sigurime
    Gjuha
    italisht
    Eksperienca


    me dhe pa eksperience



    Njoftim Pune – Kontabilitet / Back Office (Gjuha Italiane)
    PO ZGJEROJMË EKIPIN TONË!
    Kompania jonë, me 8 vite eksperiencë të konsoliduar në tregun shqiptar dhe me bashkëpunime të qëndrueshme ndërkombëtare, është në fazë rritjeje dhe kërkon të shtojë në ekip një profil të ri profesional.
    Pozicioni: Kontabilitet / Back Office – Gjuha Italiane
    Nëse je person i organizuar, i saktë dhe komunikon mirë në italisht, kjo mund të jetë mundësia e duhur për ty.
    Çfarë do të bësh:
    Regjistrim dhe menaxhim faturash dhe ekstraktesh
    Administrim dhe organizim dokumentacioni
    Kontroll dhe arkivim dokumentesh
    Komunikim me klientë dhe partnerë në gjuhën italiane
    Përgatitje raportesh
    Mbështetje në proceset e mbylljeve mujore/vjetore
    Çfarë kërkojmë:
    Njohuri baze në kontabilitet / administrim
    Njohuri shumë të mira të gjuhës italiane (shkrim dhe komunikim)
    Njohuri të mira në MS Office (sidomos Excel)
    Saktësi, përgjegjësi dhe vëmendje ndaj detajeve
    Aftësi organizative dhe punë në ekip
    Eksperienca e mëparshme përbën avantazh
    Çfarë ofrojmë:
    Kontratë të rregullt pune
    Ambient profesional dhe bashkëpunues
    Stabilitet afatgjatë
    Trajnim fillestar
    Pagë konkurruese sipas eksperiencës dhe aftësive
    Nëse dëshiron të bëhesh pjesë e një realiteti serioz dhe në rritje, dërgo CV-në tënde në:
    [email protected]
    Bëhu pjesë e një ekipi që vlerëson profesionalizmin, rritjen dhe bashkëpunimin.
     
    Apply
Working...
X