Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Tax & Accounting Consultant

    Tirane, ofroj vend pune Tax & Accounting Consultant
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Ekonomist-Financier/eKontabilitet | Audit
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    EPPC Albania, në emër të LIDL Albania, po rekruton për pozicionin Tax & Accounting Consultant.
    Përgjegjësitë kryesore:
    Mbikëqyrja dhe koordinimi i deklarimeve tatimore, duke siguruar përputhshmëri të plotë me legjislacionin në fuqi;
    Përgatitja dhe kontrolli i saktë i TVSH-së, tatim-fitimit dhe detyrimeve të tjera tatimore, si dhe monitorimi rigoroz i afateve ligjore;
    Mbështetja e proceseve të kontabilitetit të rregullt, përfshirë mbylljet mujore, tremujore dhe vjetore;
    Kontribut në përgatitjen dhe analizën e pasqyrave financiare, në përputhje me standardet kontabël dhe politikat e brendshme të kompanisë;
    Sigurimi i përmbushjes së kërkesave ligjore, rregulloreve të brendshme, standardeve të compliance dhe menaxhimit të riskut;
    Bashkëpunimi me auditues të jashtëm, këshilltarë tatimorë dhe autoritete përkatëse;
    Dokumentimi i proceseve dhe procedurave financiare, si dhe garantimi i pagesave të sakta dhe në kohë brenda kompanisë.
    Kërkesat për këtë pozicion:
    Diplomë universitare në Ekonomi, me fokus në Financë, Kontabilitet;
    Eksperienca në TAX-a dhe njohja e legjislacionit tatimor është MUST;
    Përvoja në Big 4 ose kompani ndërkombëtare përbën avantazh.
    Njohuri shumë të mira në MS Office ose Google Workspace;
    Eksperienca me procese compliance dhe risk management është plus.
    Aftësi të forta analitike, vëmendje ndaj detajeve dhe përgjegjësi profesionale.
    Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze; njohja e gjuhës gjermane konsiderohet avantazh.
    Si të aplikoni:
    Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun që vijon: https://eppc.al/apply/
     
    www.eppc.al | aplikim.eppc.al
Working...
X