Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tiranë, ofroj vend pune SPECIALIST I KONTROLLIT TË FLOTËS SË MAKINAVE

    Dimension HR për një nga kompanitë më të mëdha në vend që prodhon dhe tregton pije freskuese jo-alkoolike po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant:
    SPECIALIST I KONTROLLIT TË FLOTËS SË MAKINAVE



    Përmbledhja e Pozicionit:

    Përgjegjësia kryesore e këtij roli është koordinimi i proçeseve lidhur me flotën e CCBS, monitorimi dhe azhornimi në kohë i databazës për çdo ndryshim në statusin e automjeteve, komunikimi me servisin e autorizuar për automjetet në përdorim, etj

    DETYRAT E POZICIONIT


    Menaxhon detyrimet kontraktuale dhe shërben si pikë ndërlidhje me furnizuesit për flotën e automjeteve të CCBS.
    Mban të dhënat për aksidentet dhe njofton departamentet përkatëse të interesuar si edhe njofton furnitorë deri në zgjidhjen e situatës.
    Mban në excel të dhënat e automjeteve (targa, përdorues, km, shërbime, avari etj) regjistron mjetet e dorezuara, qarkullimet e mjeteve dhe levizje të tjera të mundshme të mjeteve zëvëndësuese, etj.
    Mban të dhëna specifike për çdo mjet, kohën kur kanë kryer sherbimet, kilometrat kur janë kryer, kohëzgjatja e servisit etj.
    Ndjek difektet e raportuara, njofton furnitorin dhe koordinohet me servisin dhe perdoruesin.
    Ndjek shërbimet e mjeteve, njofton furnitorin dhe koordinohet me servisin dhe perdoruesin.





    KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA


    Diplomuar me bachelor ne Biznes ose Logjistikë.
    Minimumi 3 vite experience në role të ngjashëm
    Aftesi te larta organizative me zotesi për tu përshtatur shpejt ndaj ndryshimeve.
    Aftësi të mira komunikuese.
    Përdorimi i Microsoft Office, duke përfshirë; Word, Excel dhe Outlook.
    Njohuri të mira te gjuhes Anglisht / Italisht.




    Menyra e aplikimit:
    Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë [email protected] me subjekt « SPECIALIST I KONTROLLIT TË FLOTËS SË MAKINAVE»


    Bazuar ne aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

    JU MIREPRESIM!




    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.






    Cel. : 0674647484

     




    Apply


    WhatsApp


















    Web: www.dimensionhr.al
    Email: [email protected]
    Cel: +355 69 20 46 320 | +355 67 46 47 484
    Adresa: Rr. "Moskat" | Prane LSI - Tirane, Albania
Working...
X