Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Gjirokaster, ofroj vend pune Teknolog/e ushqimor/e

    Gjirokaster, ofroj vend pune Teknolog/e ushqimor/e
    Gjirokaster

    A dëshironi të bëheni pjesë e kompanisë lider në sektorin e FMCG-së, për të zhvilluar një karrierë në një nga fabrikat më moderne të prodhimit në Shqipëri?
    “ALFA” Sh.a. kërkon të punësojë në Fabrikën e Glinës në Gjirokastër kandidatë me aftësi të shkëlqyera në proceset e analizave fiziko-kimike, me aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi, të gatshëm për të mësuar gjëra të reja dhe me ambicie për tu rritur profesionalisht, në pozicionin:
    Teknolog/e ushqimor/e​

    Detyrat kryesore:
    Të koordinojë dhe monitorojë aktivitetet në prodhim që nga planifikimi e deri në realizimin e shurupeve si dhe paketimin e tyre në linjat e ambalazhimit
    Të regjistrojë dhe mirëmbajë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm në lidhje me monitorimin e parametrave kyç të prodhimit
    Të raportojë në kohë dhe të ndjekë zgjidhjen e çdo problemi që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në cilësinë e produktit
    Të marrë pjesë në mënyrë aktive në trajnime referuar makinerive, instrumenteve, sigurisë dhe cilësisë, si dhe të aplikojë të gjitha njohuritë dhe aftësitë e përftuara në respektim të plotë të standardeve dhe rregulloreve të brendshme të implementuara
    Kërkesat dhe kualifikimet e nevojshme:
    Diplomë Bachelor dhe Master në fusha studimi si: Kimi, Teknologji ushqimore, Inxhinieri Kimike
    Gjuha angleze e çertifikuar (TOEFL, TOEIC, IELTS, APTIS)
    Eksperienca të mëparshme në laboratorët e subjekteve prodhuese në industrinë ushqimore përbëjnë avantazh
    Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi
    Gatishmëri e lartë për të punuar me turne
    Aftësi për të punuar edhe në mënyrë të pavaruar edhe si pjesë e një skuadre
     
    Apply

    [email protected]
Working...
X