Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Administrator për ambjente të përbashkët

    Administrator për ambjente të përbashkët
    S&D është pjesë e grupit të shoqërisë AGIKONS. Ne jemi në kërkim të punonjësve të kualifikuar për t’iu bashkuar ekipit tonë në pozicionin:
    "Administrator për ambjente të përbashkëta".
    Detyrat

    MBIKQYRJA DHE MIRËMBAJTJA E PRONËS;

    Inspekton dhe dokumenton gjëndjen e objekteve (ndriçim rrugor, ndriçim objektesh,furnizim me ujë, fasada) plotësimi I formularëve të kontrollit dhe ndërrmarrja e veprimeve për eleminimin e problematikave të evidentuara
    Plotëson formularët të kontrollit dhe ndërmerr veprimet për eleminimin e problematikave të evidentuara
    Kontroll I gjëndjes së apartementeve, dhe ambjenteve të lira për kontrollin e gjëndjes së tyre fizike(plotësimi I formularëve përkatës)
    Monitorimi I gjëndjes së ujit dhe realizimit te pastrimit të depozitave
    Kontroll i kryerjes së detyrave nga kompania e sigurisë.
    Planifikimi dhe supervizimi i punës (raportet përkatëse).
    Inspektimi i njësive të banimit, realizimi i riparimeve të nevojshme (plotësimi i formularëve përkatës në mënyrë periodike)
    Monitorimi dhe ruajtja e sistemeve te mbrojtjes nga zjarri (plotësimi i formularëve përkatës në mënyrë periodike)
    Mbikqyrja dhe mirëmbajtja e fasadave (plotësimi i formularëve përkatës në mënyrë periodike)
    Inspektimi i strukturave mekanike & elektrike, riparimi i tyre(plotësimi i formularëve përkatës në mënyre periodike).
    Mirëmbajtja dhe riparimi i ambjenteve të brendshme të ndërtimit (plotësimi i formularëve përkatës në mënyrë periodike)
    Inspektimi dhe mirëmbajtja e garazheve (plotësimi i formularëve përkatës në mënyrë periodike)
    Inspektimi dhe mirëmbajtja e kunetave dhe kanalizimeve (plotësimi i formularëve përkatës në mënyre periodike
    MENAXHIMI FINANCIAR;
    1. Leximi i sahateve të ujit dhe energjisë në të gjitha pikat dalë.
    2. Shpërndarja e faturave të administrimit energjisë dhe ujit.
    3. Menaxhon dhe mban nën kontroll shlyerjen e debive duke mbledhur detyrimet kondominiale.
    4. Nëpërmjet cilësisë së shërbimeve kondominiale , bëhet garant të ofrojë për klientet rezident shërbime extra sipas kërkesës së klienteve. (mirëmbajtje-gjëlberim) përkudrejt faturimit dhe likujdimit nga klientë.

    MARREDHENIA ME REZIDENTET_DHE PUSHTETIN VENDOR ;
    1. Kontakton me banorët sa herë janë prezent për problematikat të evidentuara dhe pretenduara prej tyre si difekte të investitorit në ndërtim.
    2. Siguron riparimin e tyre nga stafi kundrejt faturave dhe situacioneve të miratuara më parë.
    3. Mirëmban marrëdheniet me institucionet lokale.
    4. Ndjekja e të gjitha problemeve me institucionet vendore si përfaqesues i kompanisë.

    Kualifikimet

    KERKESA & PREFERENCA
    Të ketë njohuri bazë të paketës office.
    Të ketë çertifikatën e administratorit të lëshuar nga Bashkia e Tiranës.
    Të ketë eksperienca të mëparshme në organizimin dhe drejtimin e proceve të ndryshme të punës.

    Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë cv-në e tyre ne adresën e emailit: [email protected]
    Departamenti i Burimeve Njerezore
    Agikons. Sh. P. K
    Kontakt: 068 81 46 218
    Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane.

     




    Apply


    WhatsApp

















    Last edited: 29.01.2024, 16:16
Working...
X