Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Ofrohen vende pune Arkitekt zyre

    Ofrohen vende pune Arkitekt zyre
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Arkitekture
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    BRUNES CONSTRUCTION sh.p.k, shoqëri ndërtimi dhe zhvillimi me mbi 20 vite eksperiencë në treg, e angazhuar në projekte rezidenciale,
    hotelerie dhe zhvillimi urban, kërkon të zgjerojë ekipin e saj profesional dhe fton kandidatë të kualifikuar të aplikojnë për pozicionin:
    ARKITEKT ZYRE​(Minimum 5 vite eksperiencë)
    Vendndodhja: Zyrë
    Raporton te: Head of Architecture
    Qëllimi i Pozicionit​
    Arkitekti i Zyrës është përgjegjës për zhvillimin, koordinimin dhe detajimin e projekteve arkitektonike në të gjitha fazat e projektimit,
    duke garantuar përputhshmëri me standardet teknike, legjislacionin në fuqi dhe kërkesat e klientit.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore​
    Zhvillimi i projekteve arkitektonike nga faza konceptuale deri në projekt zbatimi;
    Përgatitja e vizatimeve arkitektonike, detajeve teknike dhe specifikimeve;
    Koordinimi i projektit me disiplinat e tjera (konstruksion, MEP, infrastrukturë);
    Kontrolli i përputhshmërisë së projektit me legjislacionin urbanistik dhe ndërtimor;
    Mbështetje teknike për ekipin e kantierit gjatë fazës së zbatimit;
    Menaxhimi i revizioneve të projektit dhe dokumentacionit “as-built”.
    Kualifikime dhe Kërkesa​
    Diplomë universitare në Arkitekturë;
    Minimum 5 vite eksperiencë profesionale në projektim arkitektonik;
    Njohuri shumë të mira të AutoCAD, Revit, Lumion, SketchUp, Photoshop dhe software të tjerë relevantë;
    Njohuri të mira të standardeve ndërtimore dhe praktikave të projektimit;
    Aftësi të forta në detajimin e rifiniturave, si në aspektin funksional ashtu edhe estetik;
    Aftësi të mira organizative, koordinuese dhe pune në grup;
    Aftësi për të menaxhuar afate kohore dhe volume pune;
    Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh.
    Çfarë Ofrojmë​
    Përfshirje në projekte të rëndësishme dhe komplekse;
    Ambient pune profesional dhe bashkëpunues;
    Mundësi zhvillimi profesional dhe rritjeje në karrierë;
    Kushte konkurruese pune, në përputhje me eksperiencën dhe aftësitë.
     
    Apply

    [email protected]
Working...
X