Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Durres, ofrohet vend pune Ekonomist per Magazine

    Durres, ofrohet vend pune Ekonomist per Magazine
    Durres

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Ekonomist-Financier/e
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    NJOFTIM PUNESIMI​
    Shoqëria "NELT" sh.p.k pjesë e "NELT Group", një nga kompanitë lidere të distribucionit në Ballkanin Perëndimor në fushën e distribucionit, menaxhon dhe shpërndan markat e disa prej kompanive më të mëdha si Beiersdorf, Muller, JTI, Manner, Mutti, Trompenburg, Sebamed, Baby Food Factory, ALKA,etj
    Me punonjës të motivuar dhe procese efikase, kompania jonë synon të bëhet organizata lider në zinxhirin e furnizimit në Shqipëri.
    Nelt shpk kërkon një kandidat potencial për të plotësuar vendin vakant për:
    System Administrator – Distribution Logistics
    Vendndodhja: Durres
    Qëllimi i pozicionit
    System Administrator – Logjistik është përgjegjës për administrimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve WMS (G.O.L.D.) dhe Route Planning Software (SkyTrack), duke siguruar që të gjitha proceset e magazinës dhe shpërndarjes (pranimi, ruajtja, picking, dërgesat, kthimet dhe planifikimi i rrugëve) të jenë të sakta, të gjurmueshme dhe të optimizuara.
    Detyrat & Përgjegjësitë Kryesore
    Administron dhe mirëmban sistemet WMS (G.O.L.D.) dhe SkyTrack, duke siguruar që të gjitha proceset e magazinës dhe shpërndarjes janë të regjistruara saktë dhe në kohë reale.
    Siguron integritetin dhe saktësinë e të dhënave për artikujt, lotet, datat e skadencës, zonat e temperaturës dhe lokacionet.
    Mbështet proceset e pranimit, magazinimit, picking, dërgesës, kthimeve dhe inventarit përmes sistemit.
    Monitoron stokun, afatet e skadencës (FEFO) dhe lëvizjet, duke parandaluar humbje, gabime dhe mos-përputhje.
    Gjeneron dhe analizon raporte operacionale dhe inventari për të mbështetur planifikimin dhe vendimmarrjen.
    Planifikon dhe optimizon rrugët ditore të shpërndarjes në SkyTrack, duke rritur eficiencën e kohës, kapacitetit dhe kostos.
    Bashkëpunon ngushtë me Warehouse Keeper, Transport Supervisor dhe ekipet e magazinës për të siguruar një proces të qetë nga hyrja deri te dorëzimi tek klienti.
    Siguron përputhshmëri me standardet e sigurisë ushqimore, cilësisë dhe procedurave të Nelt.
    Kualifikimet
    Diplomë universitare në Ekonomi, Logjistikë, Menaxhim Biznesi ose fusha të ngjashme.
    Minimum 1 vit eksperiencë në logjistikë, magazinë, administrim sistemesh ose operacione supply chain.
    Aftësi të mira analitike dhe orientim i fortë ndaj saktësisë dhe detajeve.
    Njohuri dhe aftësi për të punuar me sisteme ERP / WMS / sisteme planifikimi (avantazh përvoja me GOLD, SAP ose sisteme të ngjashme).
    Aftësi të mira organizimi dhe punë nën presion dhe me volume të larta të dhënash.
    Mentalitet zgjidhjeje, proaktivitet dhe dëshirë për përmirësim të vazhdueshëm.
    Punë në ekip dhe komunikim profesional me struktura të ndryshme (magazinë, transport, shitje, administratë).
    Njohuri bazë të gjuhës angleze.
    Orari & kushtet​Punë me turne: 07:00 – 15:30 & 10:30 – 19:00
    Periudha e provës: 3 muaj
    Model fleksibël: deri në 20% e kohës mujore mund të punohet remote
    Çfarë ofron NELT​ Kushte shumë të mira pune
    Pagë konkurruese
    ⚕ Check-up mjekësor vjetor falas
    Bonus për ngjarje të rëndësishme në jetë
    Dhurata dhe bonuse fundviti
    Aktivitete sportive & rekreative falas
    Ambient që vlerëson idetë dhe kontributin tënd
    Pjesë e një kompanie rajonale me marka lider
    Kulturë që nxit bashkëpunimin, përgjegjësinë dhe zhvillimin
    Apliko tani!
    Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e emailit: [email protected]
    Ose te kontaktojne ne WhatsApp ne numrat 355689008590
    Afati i fundit per dorezimin e aplikimeve tuaja eshte data 10.02.2026.
    Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
    Nelt sh.p.k garanton trajtimin konfidencial të të gjitha aplikimeve në përputhje me ligjin nr. 9887 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe do t’i përdorë ato vetëm për qëllime rekrutimi.
    Nelt Sh.p.k.
    Adresa : Autostrada Tirane-Durres, Km 24, Borake, Shijak, Durres, Shqiperi.
     
    Apply

    WhatsApp

    Nelt Sh.p.k
    Autostrada Tiranë–Durrës, Km 24, ZK 1242, Borakë, Shijak, Durrës, Shqipëri
    Web: www.nelt.com
    Mail: [email protected]
Working...
X