Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Dishwasher - SALT Green Coast, Palasë

    Dishwasher - SALT Green Coast, Palasë
    Dhermi - Palase

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Sanitare | Pastrim | Mirembajtje
    Revo Hospitality Group është themeluar në vitin 2016 dhe është një nga kompanitë lider që operon në industrinë e mikpritjes.
    Revo Hospitality Group menaxhon markat më të dalluara në industri si Salt Restaurant; Lift Steak & Rooftop Bar; Opa Greek Street Food; ZOI në Paros, Greece; Le District; Vesper - Tapas & Wine Bar.
    Revo Hospitality Group po kerkon profesionistë me pervojë dhe të rinj të talentuar, të cilët janë të etur për të mësuar, zhviluar dhe për të treguar profesionalizëm.
    Si Dishwasher në SALT, do të keni një rol kyç në mbajtjen e kuzhinës dhe ambientit të barit të pastër dhe të organizuar. Përkushtimi yt siguron që çdo pjatë, gotë dhe pajisje të jetë gati për shërbim, duke mbështetur ekipin për të ofruar një eksperiencë të jashtëzakonshme për klientët. Bashkohu me ekipin tonë për sezonin veror 2026 – ju lutemi vini re se ky pozicion është me kontratë sezonale.
    Roli dhe përgjegjësitë:
    Larja, dezinfektimi dhe organizimi i të gjitha enëve, gotave, pajisjeve dhe kuzhinës sipas standardeve të higjienës;
    Siguron që zonat e punës të mbeten të sigurta, të pastra dhe të rregullta, duke iu përmbajtur të gjitha udhëzimeve të kompanisë, lokale dhe shtetërore në lidhje me shëndetin, sigurinë dhe higjienën;
    Sigurimi që stacioni i punës të jetë i pastër, i rregullt dhe gati për përdorim gjatë gjithë ditës;
    Bashkëpunimi me ekipin e kuzhinës për të mbështetur rrjedhën e punës dhe për të përmbushur nevojat e shërbimit;
    Respektimi i protokolleve të sigurisë, higjienës dhe shëndetit në çdo moment.
    Kryen detyra shtesë pastrimi sipas kërkesës;
    Cfarë kërkojmë:
    Kandidati ideal përfaqëson vlerat tona dhe sjell:
    Eksperiencë e mëparshme do të përbënte avantazh;
    Preferohet përvojë në restorant ose shërbim ndaj klientit;
    Të jetë korrekte dhe disponibël;
    Aftësi të mira komunikuese për të bashkëvepruar me kolegët;
    Të ketë përkushtim maksimal gjatë orarit të punës;
    Të jetë e motivuar dhe energjike.
    Cfarë ofrojmë:
    Transport, shërbim ditor shuttle nga dhe drejt akomodimit për në punë.
    Vakte për stafin, të ofruara çdo ditë;
    Akomodim, i siguruar nga kompania gjatë periudhës së kontratës;
    Ambient pune profesional dhe mbështetës;
    Trajnim dhe zhvillim të vazhdueshëm;
    Mundësi rritjeje brenda strukturës së kompanisë.
    Për të aplikuar për pozicionin, ju lutem dërgoni CV-në tuaj në emailin [email protected] ose kontaktoni në numrin +355 69 707 9300.
     
    Apply

    WhatsApp

    Rr. Papa Gjon Pali II, Ambasador 3 - Tirane
    [email protected] | +355 69 70 79 300
Working...
X