Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Neptun, Agjent Shitjesh

    Neptun, Agjent Shitjesh
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Agjent shitje | Menaxhim shitje
    Neptun shpk është lider i shitjes me pakicë në sektorin e elektronikës konsumatore dhe elektroshtëpiakeve, pjesë e Grupit BALFIN. Që nga themelimi i tij në 1993, Neptun ka krijuar partneritete të qëndrueshme me marka të mirënjohura ndërkombëtare të teknologjisë, duke u ofruar konsumatorëve një gamë të gjerë prej mbi 7,500 produktesh si një rishitës i autorizuar. Përveç një rrjeti prej 30 dyqanesh fizike, kompania është pioniere e tregtisë elektronike në Shqipëri. Neptun është gjithashtu i pranishëm në Maqedoninë e Veriut (që nga viti 1998) dhe Kosovë (që nga viti 2007).
    Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson mbi 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
    Departamenti: Shitje me Shumicë
    Vendndodhja: Tiranë
    Raporton te: Menaxheri i Shitjeve me Shumicë
    Përmbledhje e Pozicionit:
    Dealer-i në departamentin e shitjeve me shumicë ka për përgjegjësi ndërtimin dhe mirëmbajtjen e marrëdhënieve me klientët, administrimin efikas të shitjeve me shumicë, si dhe realizimin e objektivave të përcaktuara të shitjes. Pozicioni kërkon aftësi të avancuara komunikimi, negocimi dhe organizimi të inventarit.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
    Menaxhimi i marrëdhënieve me klientët ekzistues dhe zhvillimi i marrëdhënieve të reja me klientë potencialë.
    Prezantimi dhe promovimi i produkteve dhe shërbimeve të kompanisë.
    Negocimi i kushteve të shitjes dhe çmimeve sipas politikave të kompanisë.
    Mirembajtja e historikut të transaksioneve dhe inventarit.
    Bashkëpunimi me ekipin e logjistikës dhe financës për të siguruar përmbushjen e porosive.
    Permbushja e objektivave mujore dhe vjetore të shitjeve.
    Monitorimi i tregut dhe konkurrencës për të identifikuar mundësi biznesi.
    Kualifikimet dhe Aftësitë:
    Përvojë e mëparshme në shitje, preferohet në shitje me shumicë ose tregti B2B.
    Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negociate.
    Njohuri të mira për produktet dhe shërbimet e sektorit.
    Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
    Aftësi organizative dhe menaxhimi i kohës.
    Njohuri kompjuterike bazë (MS Office, sisteme menaxhimi porosish).
    Kushtet e punës:
    Neptun ofron një paketë përfitimesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.
    Procedura e aplikimit: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV e tyre në adresën [email protected]
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
     
    Apply

    WhatsApp

    Human Resources Department
    T: +355689000089 | +355 4 2380002
    @: [email protected] | www.neptun.al
    Selia Brunes Space, Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan,
    Përballë Qendrës Tregtare TEG, Lundër, Tirane, Albania
Working...
X