Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Menaxher Blerjesh

    Tirane, ofrohet vend pune Menaxher Blerjesh
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    2 Rr. e Elbasanit | Shkolla Baletit



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    InxhinieriInxh. Ndertimi
    Gjuha
    turqisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Kompania "Gjikuria" sh.p.k. është një kompani prestigjoze në tregun shqiptar e cila operon në fushën e ndërtimit dhe kryesisht në atë të infrastrukturës. Aktualisht kompania po zbaton disa projekte të rëndësishme në rang vendi. Qëllimi ynë është të punuarit në grup duke ndërthurur përvojën, dijen, aftesinë dhe përkushtimin në mënyrë që cdo projekt të përfundojë me sukses në kohën e duhur dhe cilesinë e kërkuar.
    Pozicioni vakant: Menaxher Blerjesh
    Vendi i punës: Zyra qëndrore, Rr. e Elbasanit , Tiranë
    Detyrat
    Menaxhimi i marrëdhënieve me furnitorët e kompanisë dhe kërkimi i bashkëpunëtorëve të rinj;
    Përgatitja e kërkesës për ofertë në bazë të nevojave të materialeve të kërkuara;
    Përgatit analizën përmbledhëse të ofertave të marra dhe kontrollon nëse ofertat përkatëse janë në përputhje me kërkesat e projektit dhe specifikimeve teknike të materialeve të kerkuara;
    Bashkëpunon me departamentet/ zyrat e tjera për të saktësuar kërkesat;
    Bashkëpunon me inxhinierët e kompanisë për plotësimin e kërkesave specifike;
    Kontrollon gjendjen e stokut në magazinat përkatëse;
    Koordinohet për porositë qe kryhen;
    Përgatit statistika dhe raporte për gjendjen e llogarive të furnitorëve apo klientëve.
    Kualifikimet
    Të ketë mbaruar arsimin e lartë (preferohet në degët inxhinieri ndërtimi/materialesh);
    Të ketë mbi 1 vit eksperiencë ne fushën e prokurimeve;
    Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (gjuha turke përbën avantazh);
    Njohuri të mira të paketës Microsoft Office;
    Aftësi të mira organizuese, koordinuese, planifikuese dhe monitoruese;
    Aftësi të mira komunikimi.
    * Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të aplikojnë me CV-në në adresën e e-mail: [email protected]
    *Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.
     
    Apply
Working...
X